Editorial

December 4, 2018 | 14:26

Nga Orjona Tresa / Nevojë për vëmendje apo defiçit mendor, gjendet 7-vjeçari në Durrës

Mediat e përcollën menjëherë lajmin për zhdukjen e një 7-vjeçari në Durrës. Madje u vu si kryelajm për vetë ndjeshmërinë që përcillte. Kështu bënë të gjithë, sepse për nga rëndësia, kurba e përgjegjësisë na takon të gjithëve të bëjmë maksimumin me aq sa kemi mundësi të bëjmë.

Orjona Tresa, gazetare

Orjona Tresa, gazetare

Tronditja pati efektin e vet. Të gjithë u solidarizuan. Madje pati nga ata që u vetë-ofruan për të dhënë ndihmën e menjëhershme. Por sa zgjati e gjitha?

Policia e Durrësit rendi së pari te shtëpia e nënës. Ajo as nuk kishte bërë kallëzim. Kjo referohet në raportin e rendit të qytetit bregdetar. Nëna e kish djalin në shtëpi.

Por, ngjarja që shqetësoi shumë prindër, mesa duket, për nënën që ndoshta nga varfëria, ndoshta papërgjegjshmëria apo diçka që nuk mundet ta gjykojmë në distancë, krijoi një situatë serioze.

E nëse nevoja e një nëne donte vëmendje për mbijetesën e saj, atëherë pse jo, le të shërbejë ky apel, që edhe pse na ngriu gjakun, të paktën t’i mundësojë ato gjëra që asaj i nevojiten, e pse jo shteti të tregojë kujdesin social që i takon, për të marrë si shtetase atë që i takon.

Më poshtë do të lexoni raportin e policisë së Durrësit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media online me pretendimin se ka humbur një fëmijë i mitur dhe Policia e Durrësit nuk ka shfaqur interes dhe nuk i ka marrë denoncimin nënës, sqarojmë se:

Policia e Plazhit është vënë në dijeni për humbjen e fëmijës F.V. duke u telefonuar nga një qytetare, më datat 20.11.2018 dhe 24.11.2018. Menjëherë uniformat blu janë vënë në lëvizje duke ushtruar kontrolle dhe brenda disa orëve (në të dy rastet e mësipërme) e kanë gjetur fëmijën dhe ia kanë dorëzuar nënës.

Sqarojmë se më datë 01.12.2018 nuk ka patur asnjë telefonatë apo kallëzim që të ketë humbur shtetasi i mitur F.V. E ëma e djalit, shtetasja L.V. nuk është paraqitur në asnjë rast në ambientet e policisë për të denoncuar humbjen e djalit. Ditën e djeshme kanë shkuar në banesë forcat e Policisë bashkë me Shefin e Stacionit të Policisë Plazh dhe ka rezultuar se djali ishte në banesë.

Policia e Durrësit, jo vetëm për rastin në fjalë, por për çdo denoncim që vjen në adresë të uniformave blu është trajtuar me seriozitet, përgjegjshmëri dhe konform procedurave ligjore ku çdo veprim është i dokumentuar dhe lehtësisht i vërtetueshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top