FB

May 17, 2022 | 11:22

Disa metoda të provuara dhe të testuara për t’i mbajtur më gjatë lulet të freskëta

 

Lulet janë një mënyrë e mrekullueshme për të ndriçuar shtëpinë, por shumë shpejt ato mund të vyshken. Ekspertët e bimëve kanë ndarë metoda “të provuara dhe të testuara” për t’i mbajtur lulet e prera, të freskëta për një kohë më të gjatë, duke përdorur artikujt që do të gjeni në shtëpi.

Shitësit e luleve në ‘Urban Design Flowers’ kanë ndarë këshillat e tyre për të mbajtur lulet e prera të lulëzuara për më gjatë. Ata thanë: “Edhe pse të gjitha lulet do të vyshken në një moment pasi të jenë mbledhur, ne kemi gjetur disa metoda për të mbajtur gjallë për më gjatë, lulet e freskëta të prera.  

“Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur ruani jetën e luleve tuaja është t’u jepni atyre lëndë ushqyese që të lulëzojnë, si dhe të reduktoni rritjen e baktereve në ujin e vazos”.

Shumica e pakove të ushqimit të luleve përbëhen nga vetëm tre përbërës të thjeshtë dhe mund të gjenden lehtësisht në shtëpi. Sheqeri, acidi citrik dhe zbardhuesi përzihen së bashku për të siguruar një lëng balancues për lulet e freskëta, me secilin përbërës që shërben për një qëllim të ndryshëm.

Sheqeri i ëmbël u siguron luleve lëndë ushqyese, acidi mban një nivel të qëndrueshëm të pH në ujë dhe zbardhuesi redukton bakteret dhe kërpudhat e mbetura. Këta përbërës kryesorë mund të bëjnë që lulëzimi të zgjasë më shumë se shtatë ditë, në vend të tre ditëve pa ushqimin e duhur.

 

Burimi / express.uk

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top