FB

May 17, 2022 | 11:13

Këshilla për ta zhvilluar vetëvlerësimin në fëmijëri

Vetëvlerësimi pozitiv është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do të sigurojë mirëqenien e tij dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm. Vetëvlerësimi është baza e inteligjencës emocionale që do ta ndihmojë atë të njohë, pranojë dhe menaxhojë emocionet e tij.

Është baza e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të tij shoqërore, sepse vetëvlerësimi do t’i lejojë atij të mos e lërë veten të rrëmbehet nga të tjerët, të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të mos manipulohet. Vetëvlerësimi pozitiv do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij, pasi nuk do të dorëzohet lehtë përballë zhgënjimeve apo dështimeve, të cilat do të jetë në gjendje t’i tolerojë, pa u ndjerë në faj dhe të ketë besim në aftësitë e veta. Për këto arsye, ne të rriturit duhet të promovojmë zhvillimin e vetëvlerësimit të shëndetshëm tek fëmijët.

𝑺𝒊 𝒕ë 𝒌𝒖𝒍𝒕𝒊𝒗𝒐𝒋𝒎ë 𝒗𝒆𝒕𝒗𝒍𝒆𝒓ë𝒔𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒕𝒆 𝒇ë𝒎𝒊𝒋ë𝒕:

  • Bëjeni të ndihet i rëndësishëm, i respektuar duke nxjerrë në pah gjithmonë pozitivitetin e tij.
  • Merrni në konsideratë idetë, opinionet e tij dhe ndihmojeni t’i shprehë ato.
  • Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija juaj e percepton imazhin që keni për të.
  • Matini fjalët që përdorni dhe shmangni komentet negative.
  • Nëse duhet të bëni një kritikë, bëjeni në mënyrë konstruktive.
  • Jepni gjithmonë komplimente të besueshme dhe shpërblyese.
  • Shmangni etiketimet dhe krahasimet.
  • Vini në pah cilësitë që ata kanë, dhe përgëzojini për arritjet dhe talentet e tyre.
  • Jini empatik dhe dëgjues të mirë ndaj tyre.

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top