Shumë herë jemi ndjerë si një busull që nuk e dimë drejtimin, sidomos në periudhën që po kalojmë të Coivid-19.

Dr.Donila Pipa
Shumë herë i themi vetes: a ia vlen të duash vetëm veten tënde?
Shumë herë i themi vetes: kemi frikë nga e tashmja, nga e ardhmja…, por frika më e madhe ËSHTË VETVETJA!
E di që kam një rrugë të gjatë për të bërë si çdo njeri, ndonjëherë i buzëqesh jetës, sfidave, ndonjëherë mbyllem në guackën time, ul grilat dhe mendoj, iku edhe një ditë…, po nesër?
E nesërmja është prapë e jona, me lot në sy, me buzëqeshje, e fortë apo e dobët, NE ECIM…, sepse kjo është JETA.
Shumë herë nuk dimë drejtimin, shumë herë kemi frikë nga humbja, nga e padukshmja… por, filloi shiu, rrebeshi…, bubullima…
Por, në fund doli ylberi!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.