Këshilla & Arsye

April 25, 2020 | 8:17

Kujdes! Shtesat natyrore kundër koronavirusit mund të ndërhyjnë në funksionimin e sistemit imunitar

Kushdo që dëshiron të mbrohet kundër rrezikut të infektimit nga koronavirusi i ri Sars-Cov-2 me një shtesë bimore, duhet të mendohet dy herë. Shumë produkte ndërhyjnë në funksionimin e sistemit imunitar dhe mund të dobësojnë reagimin, këtë gjë e paralajmëroi Agjensia Franceze e Sigurisë së Ushqimit, Anses, e cila botoi një dokument, të hartuar nga një komitet i ekspertëve. Dosja kujton se disa bimë kanë një veprim anti-inflamator të ngjashëm me atë të të ashtuquajturave ilaçe NSAID (ilaçe anti-inflamatore jo-steroide, të kategorisë së aspirinës) dhe, si të tilla, imunomoduluese.

Në mënyrë të veçantë, të gjitha bimët që përmbajnë acid acetilsalicilik (përbërës aktiv i aspirinës) kanë veprim të kundërt kundër virusit Sars-Cov-2, të tilla si shelgu, thupra, plepi, por edhe ato me përbërës të tjerë aktivë anti-inflamatorë si harpagofiti, shafrani i Indisë, echinacea, si dhe ato të gjinisë Bosëellia dhe Commiphora, të njohura për latekset e tyre aromatik.

Megjithëse të dhënat në dispozicion janë shumë të ndryshme, sa i përket soliditetit, për bimët e ndryshme, ekspertët e Anses besojnë se të gjitha janë të pajisura me një veprim që mund të ndërhyjë në sistemin imunitar, dhe rekomandojnë:

-Për ata që i konsumojnë ato për qëllime parandaluese, duhet të ndërpresin menjëherë marrjen e tyre, nëse shfaqen simptomat e para të dyshimta;

-Për ata që e konsumojnë sepse vuajnë nga një patologji kronike inflamatore, të konsultohen me mjekun e tyre, nëse duhet ta vazhdojnë më apo jo.

Nuk është më mirë të merrni shtesa të vitaminës D, edhe nëse një mangësi e saj është cilësuar si ndër shkaqet e mundshme kontribuese në shfaqjen e sëmundjeve serioze (por për momentin nuk ka prova për këtë), dhe madje edhe nëse gjatë mbylljes në shtëpi është humbur pothuajse plotësisht burimi kryesor i substancës, ekspozimi ndaj dritës së diellit. Anses këshillon që sasitë e nevojshme të merren vetëm përmes ushqimit.

Receta është e thjeshtë: konsumoni peshk dy herë në javë, të tillë si: sardele, salmon ose skumbri, por gjithashtu mund të konsumoni edhe mëlçi, të verdhën e vezëve, produktet e qumështit të pasura me vitaminë D, gjalpë dhe margarinë dhe mish në përgjithësi.

Ekzistojnë disa kategori personash që janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D për të cilën aplikohen indikacione më specifike, siç janë të moshuarit, ata me lëkurë të errët, gratë në periudhën e menopauzës, subjekte me kocka të brishta ose të imunosupresuara. Për to mund të sugjerohen shtesa, por meqenëse rreziku i mbidozës është gjithmonë përgjumës (si dhe mund të shkaktojë dëme të mëlçisë, veshkave dhe zemrës) duhet të kërkoni mendimin e mjekut tuaj para se t’i merrni.

Së fundi edhe ata që janë në izolim mund të përfitojnë nga drita e diellit. Në pranverë, mjafton vetëm të dilni në dritare, ballkon, tarracë ose kopsht, për 15-20 minuta për të sintetizuar të gjithë vitaminën D që ju nevojitet në një ditë.

 

 

Burimi / https://ilfattoalimentare.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top