FB

March 1, 2024 | 18:40

Dr.Enkeleda Kryeziu: Sëmundjet alergjike dhe Haloterapia, apo Terapia e Kripës, premtuese apo një placebo?

 

Haloterapia, e njohur edhe si terapi me kripë, ku përfitimet shkencore datojnë që nga viti 1843 nga shkencëtari polak me emrin Feliks Bockowski, është një trajtim natyral, jo invaziv që përfshin ekspozimin ndaj grimcave të thata të kripës së aerosolizuar. Pranë Klinikës Vera-Virhov ofrohet Terapia e Kripës për të gjithë të sëmurët me probleme të kollës, të alergjisë dhe virozave të ndryshme, për të gjitha moshat. 

 

enk Dr.Enkeleda Kryeziu

Me ndryshimin e stinëve nuk është i vogël numri i pacientëve që përballen me simptomat e lotimit të syve, të teshtiturave në grupe, kruarje të syve dhe të hundës, fishkëllimat në kraharor dhe në shumë raste dhe të shkurtimit të frymëmarrjes. Simptoma të bezdishme që përfundojnë me shumë ditë mungese  dhe ulje të rendimentit në shkollë ose në punë dhe me një kosto shumë të lartë financiare për sistemin tonë shëndetësor dhe financiar. Ndërsa trajtimet tradicionale si antihistamikët dhe inhalatorët e hundës ofrojnë lehtësim për disa, ka një interes në rritje për terapitë alternative si haloterapia.

 

Roli i Haloterapisë

Haloterapia (“halos” në gjuhën greke do të thotë kripë), është inhalim natyral me aerosol të thatë të klorur natriumit (Haloaerosol), me koncentrim 1-16mg. /m3, me grimcëza 1-5 mikrone, qe është shumë efektiv dhe tejet optimal për të penetruar në tërë traktin respirator, si edhe përmes poreve të lëkurës në sistemin dermal. Haloterapia e kontrolluar aplikohet në Halodhoma, dhe quhen të tilla sepse muret, dyshemeja dhe tavanet janë të veshura me kristalet e kripës së shpellave të Himalajeve. Ajri është i monitoruar nga një aparaturë speciale e quajtur Halogjenerator, i cili është i pajisur me sensor laserik që mirëmban në aparaturë speciale vlera optimale dhe standarde temperaturën, lagështinë dhe nivelin e koncentrimit të aerosolit të thatë të klorur natriumit në Halodhomë. Kjo teknologji e avancuar mundëson aplikimin e Haloterapisë së kontrolluar, e që është parakusht për një terapi të suksesshme. Kjo terapi bazohet në praktikën e vjetër të kalimit të kohës në shpellat e kripës ose pranë detit, e cila besohej se kishte përfitime terapeutike për kushte të ndryshme shëndetësore të aparatit të frymëmarrjes lëkurës dhe jo vetëm.

screenshot-2024-03-01-6-29-32-pm

Indikacionet e Haloterapisë: Duke iu referuar studimeve klinike të qendrave hulumtuese / kërkimore për Haloterapi në disa vende të botës, Haloterapia dhe inhalimi i aerosolit të thatë të klorur natriumit lehtëson dhe ndihmon në përmirësimin e shumë sëmundjeve, si sistemi respirator:

  • alergjitë
  • astma
  • bronkiti
  • sinusitit
  • bronkektazia
  • bronkospazma
  • fibroza cistike
  • rinitet
  • rinosinusopatitë
  • vështirësitë në frymëmarrje
  • kolla e thatë dhe produktive
  • “wheezing” pulmonar
  • sekrecionet mukozave
  • edema e mukozës
  • tonsilitet
  • faringitet
  • otitet
  • ftohja dhe gripi
  • gërhitja, duhanpirësit (sekrecionet bronkiale)

 

Sistemi dermal (lëkura):

  • psoriaza
  • ekzema
  • dermatiti
  • regjenerim, riparim dhe mirëmbajtja e lëkurës
  • rehabilitimet postoperative

 

Të tjera:

  • përmirësimin e sistemit imunitar
  • rehabilitime pas gjendjeve të stres/traumës dhe depresionit
  • anti-stres, largon stresin e akumuluar

 

Interaksionet me barëra dhe efektet anësore

Në bazë të studimeve klinike, deri më tani Haloterapia e kontrolluar nuk ka ndonjë interaksion me barëra. Pas seancave të Haloterapisë, shumë rrallë mund të ketë një skuqje të lehtë të lëkurës. Në rast shfaqet një “gudulisje” e lehtë e fytit, preferohet shpëlarja e fytit me ujë të vluar ose të ftohur. Shumë rrallë mund të shfaqet konjuktiviti, prandaj rekomandohet që të mbahen sytë mbyllur gjatë Haloterapisë.

 

Përfitimet nga Haloterapia

  • Ulet nevoja e përdorimit të mjekimeve.
  • Redukton të tështiturat, kollën dhe shkurtimin e frymëmarrjes.
  • Pastron sekrecionet dhe flegmën nga pulmonet.
  • Forcon sistemin imunitar.
  • Ul dukshëm riakutizimet e sëmundjes.
  • Përmirëson në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës.

 

Sa shpesh duhet të kryhet? 

Duke u nisur nga mosha dhe rëndesa e sëmundjes 15-20 seanca rekomandohen që të kemi përmirësime të dukshme.

  • Seancat duhet të jenë 2-3 herë në javë.
  • 5-10 seanca para fillimit të sezonit janë shumë të nevojshme

 

Adresa: Klinika Vera-Virhov, Rruga “Islam Alla”, Tiranë

tel: 0686064 320 – 04-222 6441

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top