Radiografi

November 14, 2020 | 9:07

Dr.Luada Çaushaj: Amra Medical Aesthetics & Akademi, një histori suksesi në mjekësisë estetike & microblading

“E bukura”, vazhdon të jetë një nocion që merr gjithfarë ngjyresash. Për mirë natyrisht, e askush nuk mund të pretendojë të kundërtën. Se kush është ajo që nga bukuria nuk ka marrë ca shpresë më shumë, dashuri apo pozitivitet? Është “bukuria” ajo që tërheq, të bën për vete, ndikon për mirë tek emocionet e tua, deri aty sa mundet të zbusë shpirtra të errët e agresivë. E bukura të bën ta kthesh kokën, të paqëton sytë, të bën mendimtar dhe krijues, duke të përçuar mesazhe telepatike. Mund të jetë dhe më e fortë se kaq, aq sa të depërtojë fuqishëm në ndjesi ëndërrimtare për të ta bërë atë po aq sa dhe reale. Ndërsa ti rikrijon raporte të reja, me të bukurën që ke përballë dhe veten tënde sigurisht, të cilat ndryshojnë dhe këndvështrimin e asaj që jeton. E gjitha kjo është shndërruar në një mision për mjeken Luada Çaushaj. Pasioni pas të bukurës e rrëmbeu krejt, aq sa tanimë i ka krijuar një habitat të ri uniformës të bardhë të mjekut. E që në fillim të kësaj nisme, zgjodhi të bëjë bashkë dhe një talent të kahershëm, pikturën, me bindjen se suksesi i afërt do të ishte jo vetëm për të.

 

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Për t’i qëndruar të bukurës në thelb, një imazhi estetik të kuruar, që rrit vetëbesimin e të jep siguri, shumë vajza e gra ia besuan imazhin e tyre duarve të arta të doktoreshë Luadës. Dhe ky besim, thuajse pa kushte tanimë, ecën në vazhdimësinë pa kthim. Kërkesat në rritje për trajtime estetike, por edhe funksioni si një shkollë për shumë të interesuar që duan të trajnohen në këto shërbime, bënë që “Amra Medical Aesthetics & Akademi”, qendra e themeluar nga Dr. Luada Çaushaj, të zgjeronte hapësirat e saj. Ky dhjetor erdhi me ambiente të reja, shumë pranë qendrës së vjetër. Gjithçka e pastër dhe e re nga e para, duke iu përmbajtur një protokolli shëndetësor gjithashtu.

Amra Medical Aesthetics & Akademi është një histori suksesi në mjekësisë estetike shqiptare. Kjo do të thotë, të jesh e bukur pa bisturi nëpërmjet modelimit me fillers, botox, lifting me fije, prp, mezoterapi. E në një rast si ky duhet thënë se duart e arta të doktoreshës mbartin sekretin se si mund të jesh përjetësisht e re dhe e bukur. Tanimë “Amra Medical Aesthetics & Akademi” është klinika më e re e kërkuar në Shqipëri për punimin e vetullave me teknikën microblading, pasi vlerësohet natyraliteti dhe teknika e veçantë që e bën më të votuarën si qendra më e mirë në Tiranë. Ndërkohë “Amra Medical Aesthetics & Akademi” ofron edhe kurse për këdo që dëshiron ta zotërojë këtë profesion.

Çfarë e bën Amra Medical të jetë klinikë e kërkuar nga femrat shqiptare për shërbimet e saj; microblading (vetulla me fije), fillerat, rritja e volumit të buzëve me acid hyaluronic, botox, prp, fshirja e tattove e punimeve të padëshiruara, i tërë make up-i permanent, etj. Të qenit me eksperiencë dhe e certifikuar nga akademitë më të mëdha në botë si Akademia Internacionale e Estetikës Mjekësore GENESIS, Dream Smiles dhe Skin Care, Bioenergetic Lab si dhe Akademia e Branko Babic, trajnime dhe një investim në profesion për të qenë afër risive më të fundit për një pamje me nur.

 

Shërbimi më i kërkuar i klinikës Amra Medical Aesthetics janë vetullat microblading, duke qenë se i japin portretit një pamje natyrale dhe të parezistueshme “të jesh e bukur pa u vënë re”. Ndoshta duket e pabesueshme të studiosh mjekësinë dhe të adhurosh kaq shumë artin e microblading, por që në fëmijërinë e saj, piktura ka qenë talenti, i cili i ka dhuruarshumë çmime të para për Shqipërinë. Piktura është një plus i madh pse ky shërbim del kaq perfekt nga duart e Amrës. 

Higjiena gjithashtu është gjithçka nevojitet për këtë trajtim, çdo gjë njëpërdorimëshe, matjet janë çelësi kryesor, si dhe talenti për të përshtatur vetullën ideale me secilën fytyrë. Ky nuk është vetëm një biznes, është një dhunti të cilën ta dhuron Zoti, sipas Dr.Luada Çaushaj. “Me qindra vajza kanë zgjedhur Amra Medical Aesthetics & Akademi dhe falënderojnë çdo ditë që janë zgjedhja e tyre, pasi është e trishtueshme të shikosh se si ca të tjera bien “viktima” nëpër sallone të cilat nuk janë të trajnuara për të kryer këtë procedurë.

Ndonjëherë, kjo është pjesa më e vështirë të korrigjosh gabimet e të tjerëve. Mjekësia estetike është një ëndërr e bërë realitet. Është pikërisht fusha ku marr kënaqësinë maksimale, fusha ku ndjehem mjeshtre. Ndonjëherë nuk është e nevojshme një bisturi për të ndryshuar diçka në fytyrë dhe për t’i dhënë pamjen ideale, me derma fillers çdo gjë është e mundur. Edhe korrigjimi i defekteve të hundës etj. Eliminimi i rrudhave, rritja e volumit të buzëve, parandalimi dhe eliminimi i rrudhave me botox, etj. Për këtë sigurisht zgjidhen firmat më elitare, të cilat garantojnë sigurinë maksimale për klientet”.

Familja

Arritjet e saj profesionale, Luada Çaushaj ia dedikon kryesisht familjes. Dhe për këtë ka një falënderim të veçantë e shumë mirënjohje. Kjo për faktin e thjeshtë se shumicën e kohës ajo ndodhet në krye të punëve dhe nuk i mbetet kohë mjaftueshëm të kalojë me ta. Por një dedikim-mirënjohje ka veçanërisht për bashkëshortin e saj, mbështetësin kryesor në çdo hap që ka bërë. Dhe natyrisht nuk harron gjyshërit që kujdesen për dy binjakët e saj të vegjël, Amrën dhe Aiden. Duhet thënë se fëmijët për Luadën janë forca kryesore që e bëjnë më të vendosur për të ecur përpara. Ajo është një mami që edhe pse e zënë gjithë kohës me punë, arrin të ndjekë në kohë reale aktivitetin e tyre. Është një model për ta në rrugëtimin e jetës, ku të qenit nënë në karrierë të mëson shumë më tepër se sa një nënë në shtëpi.

Cilat janë shërbimet që zënë vendin e parë?

Vendin e parë e zënë vetullat me teknikën me fije, microblading, një procedurë pa dhimbje, e cila bëhet me gjilpërë sterile me pigmente phibrows që zgjat 1-3 vjet. Është një lehtësi e madhe për vajzat që kanë probleme me pamjen e tyre dhe ato që duan një vetull sa më perfekte në çdo kohë, 24 orë në 24.

Po shërbimet e tjera si renditen?

Sigurisht që shumë të kërkuara  së fundmi janë edhe fillerat për buzët, pjesën labiale, mollëzat, heqjen e rrudhave të thella, botoksi, shërbim që mund të jem një ndër klinikat e para që e kam futur, tërheqja me pe ose lifting me pe, e cila stimulon shumë prodhimin e kolagjenit, I cili humbet me kalimin e viteve. Përdoret në të gjithë fytyrën, por mund të përdoret edhe në trup. Tërheqja në zonat e të gjithë trupit jep rezultate shumë të shkëlqyera, sidomos e kombinuar me plazmën. Kjo vlen për të pasur një lëkurë të freskët, përherë të re. Është shumë shërbim i kërkuar. Mund të bëhen 3-4 seanca në vit.

Rëndësi ka që nga seanca duhet të kalojnë 28 ditë, pra gati 1 muaj nga njëra-tjetra. Shërbim tjetër që kërkohet është konturimi i buzëve permanent, që zgjat 2-3 vjet. Është e njëjta procedurë si edhe me vetullat, por që bëhet në varësi të lëkurës. Peneli i syve gjithashtu, është një trend, por më pak i frekuentuar pasi si zonë shumë delikate ka pak dhimbje. Megjithatë ia dalim falë një kremi mpirës. Edhe qerpikët ekstenshën janë shumë të kërkuar.

Cilat shërbime në fakt bëjnë diferencën?

Vetullat duket se po bëjnë “revolucionin” në krijimin e një identiteti plotësues në portret, i cili ndikon jo vetëm në mirëqenie, komoditet, por mbi të gjitha në vetëbesim. Për një orë përfundon i tërë procesi për të dyja vetullat. Falë një mikrogjilpëre si the brisku, bëhen gërvishtje shumë sipërfaqësore, vetëm në zonën e epidermës. Pas ditës së shtatë duket rezultati final, kujdes që shoqërohet me mirëmbajtjen specifike me një krem trajtues.

Ngjyra e lëkurës kërkon përshtatje në bërjen e vetullave microblading.

E vërtetë. Ngjyrat janë të gjitha, të markës Phibrows. Janë tepër natyrale, ku edhe vetulla duket shumë natyrale. Janë ngjyra që përshtaten me çdo kliente, nga biondet ruse deri tek ato të errëta fare.

Çfarë është sukses tjetër pranë AMRA?

Kurset janë një tjetër sukses i Amra Medical Asthetics & Akademi. Ato bëhen në ditë të caktuara nga unë, ndërsa për vetullat, konturin e buzëve, për syrin, dhe për qerpikët ekstenshën, i bën asistentja ime. Për pjesën e fillerave, botoksit apo të injeksioneve, duhet të jesh mjeke profesioniste stomatologe për t’i ushtruar. Për këtë kam zgjedhur të trajnohem nga mastera me famë botërore, që janë të njohur në të gjithë botën për rezultatet mahnitëse që kanë. Dhe sigurisht që besoj se ky është çelësi i suksesit që deri tani kam pasur vetëm kliente të kënaqura.

Cilat janë këshillat për trajtimet në vazhdimësi?

Të vazhdojnë të trajtojnë veten, portretin e tyre, lëkurën dhe shëndetin në tërësi. Mos të kursehen duke bërë një shërbim jo cilësor, vetëm se e gjejnë lirë, të kërkojnë profesionistë për veten e tyre, dhe ne këtë garanci e japim me shërbim elitar dhe profesional, pasi çdo shërbim kryhet nga mjekë. Këtu qëndron çelësi i suksesit, prandaj tek Amra Medical Aesthetics & Akademi ka vetëm klientë të lumtura. Për çdo ndryshim të gjejnë profesionistin e duhur, të ndjehen mirë me veten dhe portretin e tyre, duke bërë ndryshimet e kohës. Jam kundra ekzagjerimeve për të injektuar më shumë, jam pro natyralitetit.

Shërbime lifting me fije, (PDO THREADS). Me anë të kombinimit të PDO Threads dhe PRP mund të trajtohen:

  • Rrudhat nazolabiale (regjionin ndërmjet hundës dhe buzëve) dhe të fytyrës;
  • Vija e nofullës, rrudhat marionetë;
  • Lifting dhe konturimi i fytyrës;
  • Rigjenerimi i fytyrës;
  • Stimulimi i kolagjenit;
  • Tërheqja e fytyrës;
  • Kombinimi i threads me PRP ofron rezultate edhe më të mira.

Trajtimi me PRP (plazëm) është terapia më e njohur për efektet optimale që jep në rigjenerimin dhe freskinë e lëkurës, duke rritur elasticitetin, rikthyer shkëlqimin etj.

  • Terapia plasma pen (philings) është trajtimi që mund t’ju ndihmojë në heqjen e qeseve të thelluara të syve ose rrudhat e thella, apo dhe çdo lloj regjioni tjetër.

Gjithashtu, për personat që kanë fobi aget, Amra Medical e ka zgjidhjen te hyaluron pen, teknika më e fundit e injektimit të fillerit pa dhimbje dhe pa gjilpërë!

*Mezoterapi për rigjenerim të lëkurës dhe ushqyerje me kokteil vitaminash, aminoacide dhe acid hyaluronic.

*Dermapen realizohet shumë tek ne dhe shërben për rigjenerim dhe tonifikim të lëkurës.

*Shërbim shumë i kërkuar tek ne janë fillerat, sidomos për buzët, d.m.th rritja e volumit të buzës me acid hyaluronic. Sigurisht, acidi që përdoret është i cilësisë premium.

Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me një pamje të padëshiruar dhe sigurisht që vajzat nuk ngurrojnë ta bëjnë një shërbim të tillë dhe të duken sërisht natyrale. Por gjithashtu, me acid mund të trajtohen rrudhat, të bëhet rimodelimi jokirurgjikal i hundës me teknikën e mbushjes me filler, etj.

*Toksina botulinike ndryshe Botox, injektuar në doza të lejueshme, eliminon rrudhat e mimikës, të cilat krijohen nga kontraktimi i muskujve, të cilët vënë në lëvizje edhe lëkurë përreth. Gjatë periudhës që muskujt janë nën efektin e Botox, ata qëndrojnë të relaksuar duke mo lejuar krijimin e rrudhave në lëkurë dhe duke favorizuar edukimin e muskulaturës. Efektet e injektimit me Botox zgjasin deri në 6-8 muaj.

*Eliminimi i punimeve të padëshirueshme me phiremoval është një shërbim tejmase i kërkuar, duke qenë se klientët ndonjëherë në përpjekje për të bërë diçka “lire” e bëjnë jo siç duhet, dhe paraqiten në seanca për të bërë fshirjen, sidomos të vetullave të bëra keq nëpër studio të tjera. Por me phiremoval eliminohen dhe tattoo-të e vogla, për të cilat klienti ose është penduar që i ka bërë ose i ka bërë në jo profesionistë.

Kujdes!!! Trajtimi është i sigurt vetëm kur aplikohet nga profesionistë. Tek Amra Medical Aesthetics gjen shërbime dhe trajtime profesionale, teknika bashkëkohore në fushën e  trajtimeve të bukurisë, të cilat kryhen nga mjeke të trajnuara nga masterat më me fame botërore.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top