Lifestyle

September 13, 2018 | 14:36

“E pranova vdekjen”, rikthehet Avril Lavigne pas luftës me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja kanadeze ka treguar historinë e saj në një shfaqje televizive: ‘Për shkak të një diagnoze të zbuluar me vonesë, shërimi ishte i vështirë. Pavarësisht kësaj më 19 shtator do të prezantojë një album të ri, të cilin e kam shkruar gjatë periudhës më të tmerrshme të jetës sime”

Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne ka njoftuar rikthimin e saj me një album të ri pas luftimit për një periudhe të gjatë kundër sëmundjes Lyme, e cila për pak sa nuk i mori jetën. Interpretuesja e suksesshme e këngëve  si “Complicated” dhe “Girlfirend” u prek nga kjo sëmundje në vitin 2014, por u diagnostikua pas disa muajsh. 

“Vitet e fundit i kam kaluar e mbyllur në shtëpi, duke luftuar me sëmundjen e Lyme”, – shkroi ajo në faqen e saj të internetit, duke njoftuar se albumi i ri, i cili do të dalë më 19 shtator, do të titullohet “Head above water” dhe u shkrua “në periudhën më të tmerrshme të jetës sime”.

Një letër për fansat

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që më në fund do të publikoj këngën e parë të albumit tim të ri. Kanë kaluar 5 vjet që nga publikimi i albumit tim të fundit. Këto që kam munguar i ka kaluar duke luftuar me sëmundjen Lyme”, shkroi ajo në një letër drejtuar fansave të saj. “Këto ishin vitet më të vështira të jetës sime, pasi duhet të luftoja betejat fizike dhe emocionale. Kam arritur ta kthej këtë luftë në muzikë dhe jam shumë krenare për këtë. I shkruaja dhe i regjistroja këngët kur isha në shtrat”. Kënga e parë që do të publikohet titullohet ” Head Above Water”. “E pranova vdekjen dhe ndjeva trupin tim të ndalonte. Ndjeva sikur po mbytesha. Ndërsa po shkoja nën ujë, ndjeva se kisha nevojë për të marrë ajër”, ka shprehur këngëtarja.

 

Burimi / www.corriere.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top