Dëshmi

September 16, 2021 | 8:30

“Duhet të merrja një vendim të rëndësishëm”- Cubi tregon arsyen e shkëputjes nga ekrani dhe flet për jetën private…

Aktorja e njohur e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, ka treguar arsyen e shkëputjes nga ekrani, teksa u shpreh se i duhej të merrte një vendim të rëndësishëm për jetën e saj.

cubi metkaj

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se kishte probleme shëndetësore ndaj duhej të bënte një pauzë momentale, teksa theksoi se tani gëzon shëndet të mirë.

“Ishte një moment në jetën time që duhej të bëja një zgjedhje dhe të merrja një vendim shumë të rëndësishëm, si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën dhe papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha për momentin. Edhe Turjanit i thashë kam një pauzë momentale për arsye shëndetësore. Emocionalisht më ndikoi pak keq kjo tërheqje. Ndoshta nëse nuk do të tërhiqesha do i përballoja situatat pak më lehtë. Por gjithsesi gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem shëndetësor që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike”, – tha Cubi për “Abc e Mëngjesit”.

cubi metkaj (1)

Por gjatë kohës që u shkëput nga televizioni, aktorja ka bërë edhe udhëtime jashtë vendit, ku është shoqëruar nga partneri i saj.

Ajo pranoi se është shumë e dashuruar, po nuk zbuloi detaje se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

cubi metkaj (2)

“Kam qenë diku nëpër botë, ika jashtë Shqipërisë. Isha dhe këtu, por duke qenë se s’kisha rrjetet sociale askush nuk e dinte, vetëm familja ime. Kam bërë edhe pushime, mos ta bëjmë dramatike. Plazh kam bërë jashtë Shqipërisë, gjithmonë e shoqëruar … si mund të dalim vetëm, kështu kuturu nëpër botë, se nuk i njohim vendet, s’do lëvizim me GPS. Statusi im është, ka qenë dhe është: Jam e dashuruar. Jam me një njeri, jo me një alien (qesh). Kam qenë e shoqëruar me partnerin, asgjë me tepër. Kur të kem diçka për të folur, për partnerin dhe jetën personale do e tregoj”, u shpreh aktorja.

cubi metkaj (2)

Ndërsa foli edhe për rikthimin në skenë, duke thënë: “Ishte një rikthim që nuk e prisja. Mendova se publiku më kishte harruar. Ishte një shkëputje 1 vit e gjysmë, por realisht jam surprizuar dhe emocionuar.”

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top