Posta

August 3, 2016 | 8:31

Kam frikë nga zhgënjimi!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Jam 22 vjeçe dhe jam duke përjetuar një lidhje përmes internetit. Dëgjohemi dhe komunikojmë shpesh në kompjuter falë edhe teknologjisë. Në fakt, kjo ndjenjë lindi disa muaj më parë. Tani, ‘partneri’ më kërkon të takohemi drejtpërdrejt, por unë kam drojë për ta bërë realitet. Sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ndihmoni si të veproj.

Lidhjet në internet nuk janë të lehta. Sigurisht që meraku juaj është racional. Nuk janë të pakta rastet e zhgënjimeve nga kontaktet online. Ju tashmë jeni një vajzë e rritur dhe përpjekjet tuaja për t’u njohur me persona të ndryshëm, të cilët potencialisht mund të shndërroheshin në partner, janë të natyrshëm. Nëse bëni një hap për ta takuar, nuk ka asgjë negative dhe për t’u druar, përkundrazi. Nëse doni të ndiheni e sigurt, vendosini ju kushtet e takimit të parë për të mësuar se me cilin keni të bëni. Së pari, lini një takim në vend shumë të populluar, mundësisht të jetë ditë. Së dyti, thojini vetes se është gjithmonë mundësia për të thënë “JO!”. Së treti, thojini vetes se diskutimet online nuk mund të jenë njësoj si përballë, që të mos zhgënjeheni. Së katërti, nëse keni dyshime të forta që në takimin e parë, mos lini një të dytë, besoni në instinktin tuaj QË NË FILLIM. Nëse përputhet me pritshmëritë tuaja, atëherë Urra!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top