FB

June 2, 2026 | 17:30

Dyshimi dhe reflektimi janë shenja të një prindi të mirë

Përkushtimi dhe gatishmëria për t’u përmirësuar kanë më shumë vlerë sesa përsosmëria. Vlerësoj prindërit që shqetësohen nëse po bëjnë mjaftueshëm: që pyesin veten nëse kanë gabuar, nëse kanë reaguar më shumë seç duhet, apo nëse fëmija ka nevoja që ata nuk i shohin.

alda-bircaj-okokokKëto pyetje nuk tregojnë dështim, por ndërgjegje dhe dashuri. Prindi i mirë shpesh dyshon, reflekton, korrigjon dhe mëson. Një ndjenjë e lehtë faji tregon ndjeshmëri dhe përgjegjësi ndaj fëmijës.

Ata që dyshojnë përpiqen të përmirësohen, kërkojnë falje dhe dëgjojnë. Ndërsa ata që janë gjithmonë të sigurt në vetvete shpesh nuk ndryshojnë. Siguria e tepruar nuk është gjithmonë forcë, ndonjëherë është shmangie e përgjegjësisë. Kur prindi nuk ndryshon, pasojat i vuan fëmija.

Prandaj, mos u frikëso nga dyshimet e tua si prind. Vetë fakti që mendon për këtë tregon se je i pranishëm dhe i përkushtuar. Fëmija nuk ka nevojë për një prind të përkryer, por për një njeri të sinqertë që përpiqet, gabon, përmirësohet dhe qëndron pranë tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top