Pika referimi

September 28, 2016 | 8:11

E mira jonë më e madhe është se brenda nesh janë dy

Morali ynë i përbashkët shpesh bëhet shumë keq egoizmi ynë mitik, trashëguar kaq mirë te ne; le të jetojmë më mirë këtë kohë, le të jemi më të lumtur me atë që kemi… Liria jonë do të jetë më e lirë kur të kthehemi në Veten si të tillë. Sepse kështu do të shkojmë të futemi te një Tjetër që në lindje. Prandaj sot themi se në art e filozofi asgjë nuk është e jona. E mbarsim nga dikush tjetër brenda nesh. Në një dialog të përbashkët me një tjetër brenda meje (për të cilin ju flas shpesh) reflektoj… bashkë me të (të përballëvënë). Unë dhe vetja, për tjetrin, një situatë që shkon e mbaron, të thënat e të pathënat; që të gjitha ngjizin reflektimin…

Nga Eljan Tanini

Nga Eljan Tanini

Gjithsesi, unë dhe ti (ne) le të jemi të kënaqur që një ditë duhet, a do mund ta gjejmë brenda nesh atë… Patjetër, ndoshta… Po nuk patëm respekt për tjetrin, pra për Veten, nuk do të mund të kemi kurrë respekt për të tjerë. E mira jonë më e madhe është se brenda nesh janë dy, kurrë nuk do të mund të jemi vetëm. Të jomoralshmet e saj shfaqen aty ku duam të përdorim çdo gjë me dëshirë, në një kontratë tjetër me Veten. Sepse njeriu lind gjithmonë i pastër, korruptohet në momentin kur pranë tij shfaqet kontrata e egoizmit vetjak, për atë që e pamundura është e mundur. Një Zot, nuk bën fare keq, nuk ka Zot që predikon të keqen, janë huqet e njerëzimit që e përdorin Zotin për të sunduar tek të tjerët. Madje, edhe aty ku njerëzit mblidhen për të menduar se gjoja besojnë, janë trajta mendimi për të keqpërdorur të tjerë, se gjoja po u shfaqim atyre shembullin më të përsosur. Vetëm një u flijua hapur për të tjerët, vullneti i të cilit duroi shumë e më shumë për të na e treguar sot emrin e të mirës së përbashkët të një shoqërie morali. Jetoj përditë mes njerëzish për të shkruar moralin rrethues, për të shmangur tymnajën që më skuq sytë dhe më censuron grykën për të folur. Të jesh Vetja, gjysmën e Vetes, të ngushëllosh Veten, do të thotë të flasësh për tjetrin brenda teje. Duam shumë të dukemi të bukur, jetoj mes atyre që duan shumë të publikohen me fjalë për të folur me duar e me këmbë, aty ku shumë duan të shfaqen për emrin e pasurisë së tyre, apo për heshtjen e motivimit nga orgjitë. Shoqëria ime, ku unë jetoj, ka disa vite që vetëm është, por nuk mjafton me kaq, se vetëm të jesh nuk do të thotë të tregohesh me të vërtetë, sepse nga vendi ku ka zënë nuk po di të dalë. Për mendimin e Politikanovës, pasi lufton për të arritur shumë, i takon përsëri të politikanojë si detyrë që të mos rehatohet në emër të veprimit vetëm për vete. Kjo është shoqëria që na rrethon, që do të na rrethojë edhe për shumë kohë, por pas së shumtës duhet patjetër të vijë një zhurmë për ta hequr nga saldimi që i kanë bërë, ndoshta jo nga vetë studentët, por nga i gjithë populli. Ndoshta në çdolloj qeverie e keqja më e madhe për të janë vetë studentët. Si fillim, ka dy Eljan Tanini, pikërisht këta të dy po përpiqem të tregoj, po ju lë juve të gjykoni, se edhe te ju ka dy, se edhe ju duhet të dini se kush është brenda jush dhe se cili brenda jush do të më gjykojë mua?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top