Teste

September 13, 2018 | 14:52

TEST / Çfarë thotë buzëkuqi për ju?

Ndoshta ka ardhur momenti të pyesni veten se çfarë nënkupton buzëkuqi që përdorni, të kuptoni përse sa herë që gjendeni para pasqyrës, apo përpara vitrinave, jeni e tërhequr pak a shumë nga i njëjti tonalitet ngjyrash dhe nuk dëshironi të përdorni ngjyrë tjetër. Buzëkuqi është një ndër produktet e grimit që pasqyrojnë më shumë personalitetin tonë, sigurinë në vetvete, ndjeshmërinë, sensualitetin…

  1. Cila është vetia juaj më e mirë?

a.Ndjeshmëria

b.Siguria

c.Çlirësia

  1. E konsideron veten një femër:

a.E guximshme

b.Entuziaste për jetën

c.E lumtur dhe e përgjegjshme

  1. Në dashuri je:

a.Ajo që merr vendimet

b.Ajo që mendon

c.Ajo që “jeton dhe lë edhe partnerin të jetojë”

  1. Fustani perfekt i mbrëmjes për ty është:

a.Një fustan i zi, i ngushtë e që nxjerr në pah format

b.Një fustan i gjatë klasik, por me shumë ngjyra

c.Një fustan i gjatë në tonalitet pastel

  1. Grimi ideal është:

a.Nude, me tonalitete natyrale

b.Fokusi te sytë

c.Sy e qerpikë të grimuar si një yll kinemaje

  1. Me meshkujt:

a.Je jashtëzakonisht e ndrojtur

b.Merr iniciativën

c.Të pëlqen të joshësh dhe të të joshin

  1. Personaliteti i shquar që adhuron është:

a.Taylor Swift

b.Jessica Alba

c.Gwyneth Paltrow

  1. Në takimin e parë zgjedh:

a.Një look casual që të ndihesh rehat

b.Një look të thjeshtë por me taka të larta

c.Një look që të dukesh një femër fatale

  1. Në dashuri e mban veten për:

a.Pasionante

b.Besnike, por e lirë për pasionet e tua

c.I përkushtohesh 100% të dashurit

  1. Ngjyra e preferuar është:

a.E verdha e diellit

b.Bluja e qiellit

c.E gjelbra e shpresës

Më shumë A | Ti je: Buzëkuq i kuq

Je një femër e sigurt dhe ekstremist pasionante, e vetëdijshme për feminitetin tënd. Di si të vishesh dhe të sillesh, jo vetëm me seksin e kundërt, por edhe me koleget e mikeshat e tua. Adhuron të vësh në dukje pikat e forta të fizikut dhe nuk ke frikë të tregosh format e tua. Vështirë se del nga shtëpia e pa grimuar dhe e ke shumë për zemër të vësh në dukje shikimin dhe buzët. Pikërisht për këtë arsye, ngjyra ideale e buzëkuqit është klasikja dhe e pathyeshmja, e kuqja.

Më shumë B | Ti je: Buzëkuq koral

Të gjithë të përcaktojnë si eklektike, e çlirët dhe kreative. Je entuziaste për jetën dhe i urren grindjet e vështirësit. Të pëlqen të vëzhgosh njerëzit dhe të të vëzhgojnë. Të pëlqen të bisedosh dhe të njohësh gjëra të reja dhe edhe në dashuri jo vetëm që të joshin, por të pëlqen edhe të joshësh. Buzëkuqi yt ideal është i një tonaliteti të koral, ngjyrë vibruese dhe pozitive, e cila nxjerr përsosmërisht në pah çdo karakteristikë të personalitetit tënd.

Më shumë C | Ti je: Buzëkuq nude

Je një femër e ndjeshme dhe me një personalitet të pasur me sfumatura. Ke arritur një ekuilibër që të lejon të jesh e lumtur dhe e përgjegjshme. Je e rrethuar nga shumë miq e mikesha që i njohin aftësitë e tua për të menduar dhe për të dëgjuar të gjithë, të cilëve u jep gjithmonë një këshillë të mirë. Thjeshtësia dhe spontaniteti, asnjëherë banale, janë “armët e tua të joshjes”. Për këtë arsye, buzëkuqi perfekt për ty është në tonalitetin nude, nga bezha te rosa e hapur, e cila shkëlqen kur buzëqesh, por nuk e tërheqin vëmendjen te buzët.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top