Aktualitet

June 23, 2022 | 15:12

E trishtë! Ndahet nga jeta producentja Vjosa Berisha

Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare producentja e njohur Vjosa Berisha.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha:

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”

Ajo ka treguar kohë më parë se vuante nga kanceri në vezore.

Kush ishte Vjosa Berisha?

Emri i saj është mjaft i dëgjuar për kulturën shqipatre. Ajo ishte bashkëthemeluese e Prishtina International Film Festival dhe anëtare e Akademisë Europiane të Filmit. E diplomuar për Media dhe Komunikim në University of Westminster, Londër, Vjosa ishte një emër i njohur në Kosovë dhe Shqipëri në fusha si kinematografia, televizioni, marrëdhëniet me publikun etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top