FB

January 1, 2023 | 8:30

Eda Bano: Helsinki, a mund të quhet një destinacion?

 

Pse duhet parë me patjetër Helsinki?

Helsinki nuk është ajo gjëja madhështore që të lë pa frymë, por është kryeqyteti i Finlandës. Është qyteti më i populluar, qendra e jetës politike, artistike, kulturore. Ka ca fije që e lidhin ngushtë me Talin, që është 80 km larg, San Petërsburg, që është 300 km larg dhe Stokholm 400 km. 

eda-1

Po unë pse shkova xhanëm?

Kisha 2 shtysa, 2 arsye që më bënë të kthej sytë nga Helsinki. E para ishte një revistë nga ato që gjejmë shpesh nëpër sediljet e avionëve për të shtyrë rrugën. Atje u ndesha për herë të parë me Helsinkin dhe Finlandën. Çuditërisht e kisha përfytyruar Finlandën si një vend me gradaçela, shumë të zhvilluar, me pak fjalë, si një “Tokio” në miniaturë, dhe shtanga kur në revistën e avionit pashë më së shumti foto natyre të virgjër dhe njerëz që futeshin në sauna në grupe dhe hanin “rye bread” (bukë thekre). Një vend që në vitin 2017 festonte 100 vjetorin e pavarësisë, (dhe më habiti shumë edhe ky fakt, d.m.th qenka më i ri sesa vendi im?). Kjo më intrigoi dhe më lindi menjëherë dëshira që ta shihja me sytë e mi! 

eda-2

Fakt tjetër që më nxiti ishte edhe një shoku im që jeton në Itali, dhe udhëtoi me miqtë e tij italianë në Helsinki. Ai ishte çuditur se sa të sjellshëm, të qetë dhe të edukuar ishin vendasit atje! -“Eda, imagjino, edhe kur qeshnin e bënin me qetësi, ja kështu, “ha ha ha” (imitoi ai me një zë të lehtë), dhe jo si ne…. Qeshëm. Madje me të madhe siç dimë ne mesdhetarët të qeshim. 

Posi! Vërtet? Jo, nuk mund ta besoj! 

Dhe kështu u nisa. Hera e parë që një vend që kisha menduar se do ishte shumë larg, më doli aq afër! Vetëm pak orë udhëtim me avion dhe befas uleshe në aeroportin aq të qetë, ndoshta më të qetë dhe pa zhurmë në botë! 

eda-3

Por çfarë ndodh kur turisti zbret në aeroportin e Helsinkit dhe prezantohet me të?

Helsinki realisht është një qytet që e shëtit lehtësisht. Mjafton një ditë e tërë, maksimumi 3 ditë. Ku vendet që mund të vizitohen janë: Helsinki Cathedral, Kisha e heshtjes, që është në formë UFO-je në mes të qytetit, Upenski Catedral, Sea Fortress Suomenlinna, Market Square, Muzeu National… 

eda-5

Kush janë gjërat që interesohen më shumë njerëzit kur bie fjala për këtë vend?

Ndoshta gjërat që Helsinki dhe vetë Finlanda ofron janë saunat dhe “hot tubet” në natyrë, ku njerëzit i praktikojnë shumë, shëtitjet në natyrë, me të cilat vendasit janë të apasionuar, dhe ushqimet me bazë peshku ku dominon salmoni dhe mishi i drerit. 

eda-6

A janë të shtrenjta paketat për të shkuar? Pasi është krijuar ideja që është vend i kushtueshëm?

Helsinki është vend i shtrenjtë, 52% më i shtrenjtë se Talin (Estoni). Turistët përdorin edhe street-food, por jo se street food është ushqimi më i përhapur. Në një restorant të të lirë, mishi kushton 12 euro, coca-cola 3 euro dhe kafja 3 euro. Në një restorant mesatar mishi për dy persona kushton 85 euro. 

eda-4

Cilat janë ushqimet më të preferuara tradicionale këtu?

Ushqime të preferuara për finlandezët janë karamelet e kripura salmiaki, të cilat janë me ngjyrë të errët dhe pa shije, buke thekre (rey- bread), patatet pranverore, cinnamon, supë salmoni, mish dreri, vodka finlandeze.

eda-7

A është ky një destinacion i kërkuar nga shqiptarët?

Besoj që jo edhe aq. Ose u duket si një mision i pamundur, nuk e preferojnë. Ju duket më e lehtë të shkojnë në Dubai sesa në Helsinki. Për më tepër *nuk* të ofron Helsinki foto të bukura për Instagram. 

 

Sa i takon aktiviteteve, çfarë mund të bëjë një turist këtu?

Ofertat që ofron çdo hotel dhe nuk mund t’i shpëtosh dot janë ofertat për Talin, për sauna dhe Lapland, Rovaniem. 

eda-9

Sa i takon muzeve, kush janë më të vizituarit? 

Vendin e parë e zë Oodi, që është libraria më cool në Helsinki, me 100’000 mijë libra, 64 punonjës, 9 pemë, 2 kafene. Muzeumi Nacional, Muzeumi i Arteve, Ateneum, Muzeumi i Artit kontemporan…

 

Po vendasit a janë mikpritës?

Vendasit janë tipa që dashurojnë natyrën, qetësinë dhe harmoninën. Rendin dhe shkojnë pas punës. Janë të sjellshëm kufi. 

eda-11

Kur është koha më e mirë për të shkuar?

Për të vizituar Helsinkin sugjerohet pranvera, muajt Maj, Qershor, Korrik. Atëherë përveç diellit ka edhe shumë prodhime ushqimore, veçanërisht patate. Kurse dimri është i bukur, dhe vitet e fundit është më i ngrohtë. 

eda-8 eda-12

 

By: dreamtravel.world

Eda Bano Losha

(instagram) dreamtravel.world

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top