Dëshmi

September 6, 2021 | 10:33

Edlina Losha: San Francisco: “Alcatraz” apo “Golden Gate”?

 

Kur shkela pas 13 orësh pa ndërprerje udhëtimi me avion nga Stambolli në San Francisco, një doganier me ngjyrë, shumë i qeshur, hokatar dhe me pamje babaxhane, na uroi mirëseardhjen. – “Për vizitë?”, – na pyeti ai. – “Po, për vizitë!”- u përgjigja. -“Keni të afërm?”- vijoi ai. – “Jo!”. – “Çfarë do vizitoni në San Francisco?”. – “Golden gate!”- ia pata aty për aty unë. – “Ekzakt!”- bërtiti gjithë gjallëri burri me pamjen e gëzuar! Dhe “dang” – vuri vulën mbi pasaportë. Kishte qenë përgjigjja e duhur!

2Po të gërmosh dhe të kërkosh për San Franciscon, menjëherë pranë emrit të tij shfaqet si simbol pikërisht “Golden gate”. “Golden gate”, kjo urë e kuqe, e gjatë rreth 2.7 km (2737m), është e famshme për historinë e saj. Jo se është ndonjë kryevepër e përmasave botërore! Përkundrazi. Në morinë e urave dhe veprave të bëra nga njerëzimi, kjo është fare modeste. Por intriguese e bëjnë disa fakte: e filluar në vitin 1933 punimet për ndërtimin e saj kanë zgjatur me vite të tëra. Një si “Kala Rozafe” në Shqipëri, që ndërtohej ditën dhe prishej natën, gjersa u muros një grua e re në të. Edhe te “Golden Gate” në San Francisco ndodhi që në fillimet e saj, për çdo milion dollarë të shpenzuar, vritej dhe vdiste një punëtor. Gjithsej ka kushtuar 35 ml dollarë – i bie të kenë vdekur 35 punëtorë (por në fakt vdiqën 11). Sepse relievi në të cilin është ndërtuar dhe pozicioni i saj është i tillë që aty fryjnë erëra shumë të fuqishme dhe shumë të njohura të gjirit “San Francisco”. Kalimi i saj me këmbë është një target për shumë njerëz. Është edhe njëfarë sfide. Dhe vërtet është e çuditshme, e provova vetë. Sa u surprizova! Teksa, ndërkohë që në San Francisco ishte një ditë e mrekullueshme me diell dhe plot shkëlqim, sapo hymë në urë, që në krye moti u prish, u egërsua dhe u bë si dimër! Befas u bë shumë ftohtë dhe era e fortë të shkulte gjithçka. Sapo kaluam urën, moti përsëri u hap si me magji dhe po të hidhje sytë nga pas dukej ura e zhytur midis reve të bardha që rrinte madhështore dhe e heshtur.

3Por edhe burgu i “Alcatrazit” është një tjetër atraksion, dhe diçka që s’duhet lënë pa vizituar kur shkon në San Francisco. Ai ka funksionuar si një burg i sigurisë së lartë për 104 vjet me radhe. I vendosur në një ishull të vockël, i cili bie në sy nga shumë pika në San Francisco, burgu, që është edhe pranë “Golden gate”, është shumë i prekshëm nga stuhitë e erërave dhe moti i keq i gjirit të San Franciscos (erërat e forta, si edhe uji shumë i ftohtë që karakterizon këtë gji, bënte që edhe ndonjë tentativë për arratisje të dështonte, pasi askush nuk mund të përballonte këtë, pavarësish se duket të jetë shumë pranë Tokës). Vizita në burgun e “Alcatraz”është një eksperiencë e rrallë e jetës.

5Korridoret e gjera ku në dy krahët ngrihen  3 kate me qeli – (qelitë as 2 metra të larta dhe po aq ët ngushta), rruginat e ngushta që të fusnin në qelitë, dukeshin si ballkone – pamje të cilat në fakt i kam parë vetëm nëpër filma, salla e ngrënies, oborri i ajrimit, “blloku D” i qelive ku ishin edhe birucat me dy palë dyer hekuri – të burgosurit e të cilave ishin ata më të dhunshmit dhe më të rrezikshmit që qëndronin aty 24 orë në ditë, radha për të vizituar qelinë e Al Kapones apo të personazheve të tjerë të njohur, historitë “live” të të burgosurve që i dëgjoje me audio dhe shkrimet nëpër mure shoqëruar me tentativat (e dështuara) për arratisje, dhe në fund dyqani i burgut, morgu, kullat e vrojtimit, salla e takimeve, kopshtet, apartamentet e gardianëve (mendoj që edhe gardianët ishin në njëfarë mënyre të burgosur edhe ata në atë ishull- burg),… e gjithë kjo është një eksperiencë e mrekullueshme që duhet provuar! Një përvojë thjesht e paharrueshme! Dhe që: Ia vlen!

4

By: dreamtravel.world

Eda Bano Losha

Instagram: dreamtravel.world

 

1

 

Botuar në revistën “Psikologjia” / Nr. 171 SHTATOR

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top