FB

September 6, 2021 | 12:16

Mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Moisiu rekomandon gratë shtatzëna: Bëni vaksinën ndaj COVID-19 që të jeni të mbrojtura (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video për të treguar se janë mit hipotezat se vaksinimi ndikon apo dëmton gratë shtatzëna. Përkundrazi, mjekja obstetër-gjinekologe, Rubena Moisiu rekomandon gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë shtatzëni të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë më të mbrojtura.

1

Sipas saj, nuk ka asnjë fakt shkencor që të provojë se vaksina dëmton apo pengon shtatzëninë.

‘’Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot e cila të vërtetojë ose mbështesë faktin që vaksina pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi, rekomandojmë gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë të mbrojtura.’’- tha mjekja.

Manastirliu i apelon qytetarët që të mos neglizhojnë vaksinën, por ta bëjnë sa më shpejt ndërkohë që shtatori është muaj i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top