FB

February 5, 2022 | 16:00

Edlina Losha: Treni i kuq i Berninës

 

 

Një ditë dhjetori, teksa endesha rrugëve në Itali, në një vitrinë dyqani që dukej se ishte agjenci udhëtimi (përherë i ngjis sytë në ofertat e agjencive të udhëtimit në shtetet ku lëviz), – aty, ndër të tjera, më zuri syri një njoftim ku dukshëm dhe madhështor ishte stampuar një tren i kuq me titullin intrigues “Treno Bernina”. 

img-20220114-wa0013

Kisha kohë që ia kisha vënë “syrin” dhe mendjen e kisha nisur drejt këtij trenit të kuq që lëvizte drejt alpeve të Zvicrës me pamje spektakolare të urave, liqen – eve, pyjeve apo maleve me borë që përshkonte. Menjëherë shkova dhe pa ngurruar u futa në agjencinë ku po punonin dy zonja. Ato më pritën buzagaz dhe pasi më thanë që “je shumë vonë” për datën që unë doja, po ma vështirësonin së tepërmi këtë udhëtim. Sa më shumë të vështirë e bënin ato, aq më shumë mua më për – forcohej dëshira për ta bërë.

Si për t’i vënë kapak faktit që unë nuk do udhëtoja dot, ato më thanë që çmimit të ekspozuar në kartelën e reklamës, duhet t’i shtoja kaq e aq “siguracione” duke e kriposur më shumë çmimin fillestar. Dhe në fund më dhanë në dorë një dokument me 2 faqe që fillonte me “Attenzione!”- dhe fliste për procedurat e lëvizjes në Zvicër nga Italia, në kushtet e pandemisë”… U dëshpërova. Gjithsesi nuk ndalova. Mendova: “- Pse të mos e provoj vetë?”. Dhe ashtu bëra. Rezervova online dy bileta vajtje-ardhje në kabinën panoramike të trenit, dhe gjithashtu hotelin në qytetin e Tiranos nga ku do t’i hipja trenit. Kontrollova kohën me motin më të bukur dhe me diell – si dimër që ishte – dhe u bëra gati për rrugë.

Fillimisht bëra shumë kilometra për të arritur në qytezën e vogël të Tiranos, një qytezë antike dhe me gati 9.000 banorë. Spektakolare në Tirano është fakti që treni përshkon mespërmes sheshin e Bazilikës dhe rrugën e qytetit midis banesave. Udhëtimi me trenin Bernina në dimër!

img-20220114-wa0016

I mrekullueshëm në çdo stinë, në dimër magjepsja përkufizohet me të pabesueshmen. Në trenin e kuq të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që arrin deri në 2253 m lartësi midis liqeneve, akullnajave, pyjeve, deri në arkitekturën e mrekullueshme të Shën Moritz-it, njeriu i hipën atij treni, për të shijuar një nga aventurat e mëdha në jetë. Këshillat ishin shumë të qarta në mesazhet që vinin nga siti që premë biletat “online”. Vishuni trashë, me këpucë të përshtatshme, pajisuni me krem dielli, kasketë dhe syze dielli dhe merrni ujë me vete.

Bashkë me hartën shoqërohej edhe një tregues për të gjithë stacionet që treni ndalonte. Me përshkrime të hollësishme të tyre, gjatë udhëtimit, ti i shihje në realitet ato që lexoje në letër. Njëri më spektakolar se tjetri, njëri më intrigues e i bukur se tjetri.

Pasi përshkon fshatra turistike të Zvicrës me relieve të mrekullueshme, ura me trarë të trashë me gurë, ku treni rrotullohet 360 gradë në ngritje spektakolare, që fillon nga 420 m në Tirano dhe që pasohet me pyje me pisha ndërthurur nga liqene e lumenj, treni ngrihet deri në 2253 metra lartësi që shoqërohet me liqene të ngrirë, pllaja e male mbuluar nga bora, madje edhe akullnaja me emër. Më pas përsëri stacionet nga ku nisën alpinistët, ciklistët apo edhe njerëzit e dashuruar pas ecjes në këmbë dhe ku me radhë kalojnë një nga një pamjet e mrekullueshme deri në St, Moritz, në 1800 metra lartësi, në qytetin shik dhe elegant, me klientelë të zgjedhur e kozmopolitane.

img-20220114-wa0018

Me klimën “shampanje” ku bora është e garantuar për shumë muaj të vitit e dielli shkëlqen në më shumë se 322 ditë në vit. Pra edhe një fund i merituar i udhëtimit që i vë kapakun gjithë kësaj. Udhëtimi me trenin Bernina – thjesht një udhëtim ëndrrash që mbetet thellë në kujtesë.

 

By : dreamtravel.world

Eda Bano Losha (instagram) dreamtravel.world

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top