FB

July 16, 2022 | 8:30

Edukimi ligjor është një nga mjetet më të fuqishme për të luftuar trafikimin njerëzor!

Kur nisa këtë shkrim, u riktheva në kohën e gjimnazit, vitet e adoleshencës sime, vite të errëta për Shqipërinë që sapo kishte hyrë në botën e lirë, ku për fat të keq shumë femra u rrëmbyen, iu premtua një jetë e mirë, një lidhje martesore fiktive përmes detit në ITALI, apo GREQI, dhe pa e kuptuar këto femra u bënë viktimat e para të Shqipërisë Post- Komuniste.  Le të jetë ky shkrim një forcë dhe një mbështetje për ato vajza dhe gra që i mbijetuan trafikimit të qenieve njerëzore që sot, duhet t’ia nisim nga e PARA!

 

Nga PhD.Donila Pipa

 

Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen që prek jo vetëm Shqipërinë por një fenomen global. Normalisht që gjendja ekonomike, mentaliteti, dëshira për t’u pasuruar brenda ditës, bën që ky fenomen të ketë shumë viktima.  Sot duhet të fillojmë të parandalojmë këtë fenomen, duke u edukuar nga aspekti ligjor, duke njohur ligjin, duke ditur të drejtat e viktimës, apo edhe një thirrje për parandalimin e këtij fenomeni dhe nëpërmjet eseve, shkrimeve apo edhe fotografisë etj.

01

-Trafikimi i Qenieve Njerëzore (TQNJ) cenon rëndë të drejtat themelore të individit, lirinë dhe dinjitetin njerëzor

-Është një nga format e krimit të organizuar, një krim i rëndë ndërkufitar/transnacional dhe i brendshëm.

-Dhunon të drejtat universale të individit: të drejtën e jetës, të lirisë së lëvizjes, cenon dinjitetin e individit dhe të drejtën për t’u mbrojtur nga çdo lloj forme skllavërie, si cenim kompleks të këtyre të drejtave.

 

Direktiva 2011/36, neni 2 i saj, përcakton se cilat forma përbëjnë përcaktimin e trafikimit të qenieve njerëzore si p.sh: rekrutim, transportim, transferim, strehim dhe pritje; kërcënim, përdorim force ose forma të tjera të detyrimit rrëmbim, mashtrim, dredhi/hile, abuzimi me pushtetin apo me pozitën vulnerabël si dhe qëllimi për shfrytëzimin e personit.

oËshtë shumë e rëndësishme ta nisim edukimin ligjor dhe me përkufizimin e termit viktimë, të përcaktuar nga direktiva si një ndër burimet kryesore të së drejtës së Bashkimit Europian dhe një detyrim për shtetin shqiptar për të përshtatur legjislacionin europian me atë shqiptar.

DIREKTIVA 2012/29, NENI 2,“viktimë” nënkupton:

  • një person fizik që ka pësuar dëmtim, duke përfshirë dëmet fizike, mendore, shpirtërore apo humbje ekonomike e shkaktuar drejtpërdrejtë nga një vepër penale;
  • anëtarët e familjes së një personi, vdekja e të cilit drejtpërdrejtë është shkaktuar nga një vepër penale dhe i cili ka pësuar dëme si rezultat i vdekjes së atij personi; “anëtarët e familjes” nënkuptojnë bashkëshortin/ten, personin i cili bashkëjeton me viktimën në një marrëdhënie intime të zotuar, në një shtëpi të përbashkët në një bazë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, i afërt i linjës direkte, vëllezërit apo motrat dhe ndërvartësit e viktimës;

(b) “fëmijë” nënkupton çdo person nën moshën 18-vjeçare;

(c) “drejtësi restauruese” nënkupton çdo proces i cili ju është mundësuar viktimës dhe kryerësit të veprës, me pëlqimin e lirë të tyre, për pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e çështjeve që dalin nga veprat penale përmes ndihmës së një pale të tretë të paanshme.

oRëndësia e rolit të viktimës në procesin penal është theksuar që në nenin 9/a të KPP-së, jo vetëm duke evidentuar se viktima nga vepra penale gëzon të drejta, por dhe duke përcaktuar detyrimin e organeve publike që të garantojnë trajtimin e viktimave me respekt për dinjitetin e tyre njerëzor dhe të mbrohen nga ridëmtimi, gjatë ushtrimit të të drejtave të garantuara në këtë kod.

0 

oKodi i Drejtësisë Penale për të Mitur (KDPM) miratuar me ligjin nr. 37/2017 ishte një nga rezultatet në kuadër të Reformës në Drejtësi, parashikon të drejta të posaçme për të miturin viktimë të veprës penale, duke garantuar mbrojtjen e të miturit dhe interesin e tij më të lartë, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare

oMe ligjin nr. 144/2013, Kodi Penal pësoi disa ndryshime thelbësore, duke parashikuar në dy dispozita të veçanta: trafikimin e personave të rritur (neni 110/a

oDhe trafikimin e të miturve (neni 128/b)

oViktimat e trafikimit janë pjesë e kategorisë së veçantë që përfiton ndihmë juridike falas, duke përfshirë edhe përjashtimin nga detyrimi për të paguar tarifat gjyqësore

  • Legjislacioni shqiptar ka miratuar ligjin për strehimin social, si dhe ligjin e ri për asistencë sociale, i cili synon riintegrimin e personave të trafikuar, që përkufizohet si procesi i rikuperimit dhe përfshirjes sociale dhe ekonomike pas një përvoje trafikimi.

 

Po kë prek më shumë ky fenomen?

  • Një krim që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat 60% e viktimave trafikohen për shfrytëzim seksual, 15% janë të trafikuar për punë, 72% e viktimave janë gra dhe vajza, 23% janë burra dhe djem. 60% e viktimave trafikohen për shfrytëzim seksual, 15% janë të trafikuar për punë.
  • Grupet e organizuara , për të trafikimin e personave, përdorim ndërmarrje/ hotele, klubet e natës, qendrat e mesazheve, Nëpërmjet Rekrutimit të Punonjësve, Lidhja e kontratave në vendin e origjinës, dhe transferimin e tyre në vendet e tjera.

 

Situata faktike në Shqipëri

Komisioni Evropian në progres-raportin e vitit 2020 për Shqipërinë ka evidentuar në lidhje me luftën kundër TQNJ se, Shqipëria është një vend burim, tranzit dhe destinacion për TQNJ. Femrat dhe fëmijët shqiptarë janë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual dhe të punës brenda vendit dhe në disa shtete anëtare të BE-së.

 

Mëso dhe parandalo krimin apo të qenit viktimë!

Të jesh viktimë apo të parandalosh një trafikim të një qenie njerëzore si fillim duhet të nisë nga edukimi ligjor nëpër shkolla, media, shkrimi i artikujve, emisione në media, për t’u njohur me këtë fenomen apo dhe dënimet si vepra penale për të.

Problemet sociale nuk blihen apo shiten duke trafikuar fëmijën tënd, fëmijën e një familjeje apo nëpërmjet punësimeve dhe martesave fiktive, pasi ato konsiderohen si trafikim i qenieve njerëzore!

Mos ndiqni rrugën për të bërë para duke viktimizuar një fëmijë, vajzë adoleshente apo duke mashtruar dikë me një kontratë punë jashtë shtetit,pasi çdo njeri lind i lirë dhe nuk duhet të kemi skllavëri moderne sot në një botë globale.

Ndiqni ëndrrat dhe thuajini SOT STOP TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, pasi jeta jetohet vetëm njëherë!

Sot duhet të ndihmojmë nëpërmjet politikave publike, shoqërisë civile, mediave, shkrimeve dhe videove ndërgjegjësuese ata persona që i kanë mbijetuar trafikimit të qenieve njerëzore!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top