FB

January 24, 2023 | 9:34

Egoja e shfrenuar si një krizë morale, shkaqet, karakteristikat, disa këshilla, për të dalë nga kjo krizë

“Egoja”, është një perceptim i rremë ose i kufizuar i vetvetes. “Egoja” është një anë e ndryshme e “vetes”, që nuk jeton në të njëjtën gjatësi vale të vetëdijes si “vetja juaj më e lartë”, kjo e bën egon si një dukuri negative, kur ajo është e shfrenuar dhe mbizotërohet nga “Uni”.

ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

“Egoja”, e pranueshme, shërben për të na ndihmuar të qëndrojmë gjallë, për të punuar, për të fituar me ndershmëri, për të qenë kërkues ndaj vetes dhe ecim përpara pa i zënë rrugën askujt, duke qenë sa më human dhe social. Egoja e pranueshme, është e rëndësishme për mbijetesën dhe është përgjegjëse për të na çuar atje ku jemi sot.

Egos i pëlqen të ketë një identitet

Kur e identifikoni veten me një titull ose një ndjenjë (p.sh., e përdorni shpesh fjalën “Unë”), ka shumë të ngjarë që po flisni nga një dimension egoist. Me sa kam konstatuar pas një vëzhgimi relativisht të gjatë në drejtimin të sjelljeve dhe qëndrimeve duke shfrytëzuar takimet, bisedat me disa njerëz kam arritur në konkluzionin se disa prej tyre, vuajnë nga të qenit “egoist”, madje te disa mjaft i avancuar.

e-1

Fillimisht po shpjegoj shkurtimisht se ç’është “egoja”

Egoja, nuk e di se si është të jetosh pa ato identitete. Sa më shumë që qëndroni mbi ankthin dhe depresionin, aq më shumë përshtatet egoja e juaj me atë mënyrë të të menduari dhe vepruari.

Egoja vjen nga gjuha latine që do të thotë: “unë”. Egoizmi si doktrinë e quan ekzistencën e të tjerëve si një iluzion ose së paku të dyshimtë. Egoisti është një njeri që mendon dhe kujdeset vetëm për vete dhe nuk shqetësohet dhe as nuk do t`ia dijë për të tjerët. Ai ka të vetat shprehjet karakteristike si: “unë vetë e bëra këto mrekulli!”,”pikërisht unë vura dorë që u bënë realitet”,”këtë e kini prej meje”, “po mos kisha ndërhyrë unë, do t’ju kishte marrë lumi!”, “të iki unë pa do të shihni çdo të bëhet..” etj.

Sjelljet egoiste gjatë manifestimit përcjellin dhe qëndrime të tjera karakteristike si:

I të qenit egoist te disa individë, krejt në mënyrë të hapur ata, vendosin dhe fare pa ndrojtje, shprehjen e tyre, duke mbrojtur me fanatizëm interesat e tyre vetiake, nga njëherë dhe duke spekuluar dhe vonuar, punën, përpjekjet, angazhimet dhe kontributin e të tjerëve dhe më e keqja është se ata e bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë me një mburrje rutinë e cila nuk i le që të ballafaqoheni me realitetin tyre dhe të të tjerëve.

Në planin moral egoizmi i tyre i kundërvihet mirëkuptimit të të tjerëve edhe se këta tregohen të sinqertë dashamirës dhe shumë bujarë me ta. Pra në këtë kontekst këta individë vuajnë tashmë nga egoizmi i theksuar dhe kjo duket qartë nga vija e sjelljes së tyre. Nisur nga kjo gjendje ka kolegë dhe shokë që këta individë kanë dashur dhe duan të të ndihmojnë me arsyen që egoja e tyre të shkojë drejt normalizimit brenda parametrave të lejueshëm. Sigurisht, kjo ndërmarrje shoqërore bëhet si një shtytës dhe motivim për të patur ambicie të pranueshme për punën tyre profesionale dhe atë intelektuale, kjo merr vlera kur personi egoist mundohet të kuptojë, pa komplekse dashamirësinë shoqërore. Por disa nga egoistë nuk e shikojnë me këtë sy dhe vazhdojnë të ecin me reagimet e mëparshme, bashkëkolegët kur hasin me këto reagime të pandryshueshme, i lënë në punën tyre me keqardhje, deri sa ta kuptojnë vetë se sjellja e tyre egoiste po e largojnë nga individët në komunitetin ku ata punojnë dhe jetojnë.

Pra, kjo do të thotë që për këta individë, egoizmi iu është kthyer në një individualizëm të theksuar me parametra që do të thotë se, vuajnë me vetëdije nga kjo sindromë që ju pushton çdo ditë e më shumë sjelljen dhe nuk merret vesh se deri ku do të shkojë, nëse nuk arrijnë ta ndalin!

Pra shkurt, egoistët në tërësinë tyre përpiqen ta venë mbi të tjerët (ata me mburrje mendojnë se e kanë vënë veten mbi të tjerët), kuptohet për të marrë më shumë se sa ju takon në mënyrë tepër koshiente, pavarësisht se prekin interesat dhe kontributet e të tjerëve.

Përfundimisht, tek këta individë, në sjelljet dhe veprimet tyre qoftë në çdo rrethanë, situatë dhe moment të favorshme apo të pafavorshme ngre krye vetëm “uni”.

Si ndikon egoja në tendencën tonë për të qenë në ankth ose depresion?

Nga kjo pikëpamje dhe duke e kuptuar egon, është e lehtë të shihet se si mund të bini në ankth ose depresion kur ai/ajo:

•Nuk i përmbushni standardet e caktuara (të krijuara nga ju ose dikush tjetër)

•Sëmureni ose plagoseni dhe “bukuria” juaj është dëmtuar;

•Sëmureni në mënyrë kronike dhe nuk mund të bëni të njëjtat hobi ose punë;

 Humbisni pasionin për një karrierë për të cilën keni shpenzuar dekada të tëra;

•Humbisni mundësinë që vjen “një herë në jetë.”

•Humbisni një punë dhe falimentoni.

e-2

Çfarë ndodh kur ju e humbisni identitetin tuaj egoist?

Kur ju (pjesa egoiste e vetvetes) nuk mund të identifikoni më diçka, pjesa egoiste e frikësuar do të shkojë në luftë-ose-fluturim duke u përpjekur të mbroni atë që keni akoma ndërsa njëkohësisht të arrini diçka tjetër me të cilën mund të identifikoheni. Për egon, kur ndodhin gjëra të tilla, ajo praktikisht mund ta ndjej se po vdes.

Egoja, nuk e di se si është të jetosh pa ato identitete. Sa më shumë që qëndroni mbi ankthin dhe depresionin, aq më shumë përshtatet egoja e juaj me atë mënyrë të të menduari dhe vepruari.

Tani papritur, egoja ka një identitet të ri: Unë jam në ankth dhe depresion.

 

Trupdhimbja është burimi i shprehive të tua të ankthshme dhe depresive

Brenda secilit prej nesh është një “trup dhimbjeje” që është përgjegjës për shumë nga ndjenjat dhe rrethanat tona negative, përfshirë mendimet që kemi për veten, ndërveprimet tona me të tjerët dhe bindjet tona për botën ose jetën.

Mburrja është shenjë e një kompleksi inferioriteti

Kur komunikoni, sapo një person fillon të shfaqet para jush, ai fillon të presë për reagimin tuaj.

Një person mburret dhe pret të admirohet dhe respektohet, sepse ai vetë nuk e do dhe respekton veten.

Ai e trajton veten keq dhe kërkon shumë nga të tjerët… është më e lehtë për mua të largohem nga njerëz të tillë dhe të mos humbas kohën time.

Kërkuesi do ta gjejë veten atë që kërkon… Nuk ia vlen të zgjosh gjumin. Ai do të ofendohet nga ju për të vërtetën.

Duhet të punosh shumë për veten! Është e nevojshme të prezantoni vetëdijen, të vëzhgoni veten dhe të ndryshoni veten me një pasion të madh.

Për mua këta individë me këto sjellje janë sëmurë dhe duhet të shërohen me anën e disa këshillave krejt të pranueshme dhe lehtësisht të realizueshme.

-Gjithsesi mos u mërzit, se nuk je i vetëm. Disa të tjerë që kanë pranuar gjendjen dhe janë jetësuar me këshillat kanë dalë shumë shpejt nga kjo krizë morale.

-Si fillim të këshilloj, që të shtosh kontaktet me kolegët dhe prano nga ata këshillat dhe vërejtje në mënyrë tepër të sinqertë dhe dashamirëse.

-Hiq dorë nga mburrjet edhe kur punët detyrat i bën apo i realizon i vetëm, leri të tjerët të flasin për to, se më shumë do të të vlerësohet kontributi.

-Gjatë takimeve, bisedave, mbledhjeve dhe analizave të çdo niveli, mundohu të flasësh për arritjet dhe mangësitë me, “ne”, “ishim të gjithë së bashku”, “arritjet i dedikohen gjithë anëtarëve të grupit”, “duhet të angazhohem më shumë për punën në grup” etj.

-Mundohu që çdo arritje ta ndash me kolegët dhe merr me korrektësi përgjegjësi për mos realizimet e detyrave.

-Ilaçi më pikant dhe i koncentruar është që ju, të angazhoheni sa më shumë në zgjidhjen e detyrave, zbatimin e urdhrave dhe analizimin e situatave duke punuar në grup dhe në to mbaj qëndrim të njëllojtë apo ngarkesë të barabartë si dhe gjithë anëtarët e grupit. Quaje veten një njeri të thjeshtë dhe leri bashkëkolegët të tregojnë punën e përbashkët se kështu do të të pëlqejë dhe ty modestia dhe thjeshtësia.

-Gjatë raportimeve për detyrat e vëna nga ana e eprorit mos shko vetë por me dy tre anëtarë të grupit dhe atje mos u hiq i parë edhe se mund të jesh, lëri bashkëkolegët të flasin më shumë. Kjo do të bëje mjaft mirë për të luftuar “unin”, mjaftohu vetëm me prezencën tënde, se edhe kjo, është një mënyrë të foluri.

-Mundohu që ta “zhdukësh” përemrin “unë”, nga fjalori tënd, bëje atë sikur është zonë e ndalur për ty.

Si ta qetësoni egon tuaj?

Të luftosh me veten tënde është një nga detyrat më të vështira të çdo personi. Nëse një person ka një Ego të fryrë nga pasionet, zemërimi, zilia, dëshirat materiale, atëherë ai do të duhet të luftojë gjatë dhe fort me këtë pjesë të personalitetit të tij. Gjëja e parë që është e nevojshme për të qetësuar Egon tuaj është kuptimi se është egoist, më i ulët. Ju duhet të kuptoni se ku të çon, të njihni të gjitha aspiratat, dëshirat, motivet dhe impulset tuaja. Pas kësaj, ju duhet të zgjidhni një mënyrë me të cilën mund të punoni në Egon tuaj. Për ta bërë këtë, mund të përdorni praktika shpirtërore ose programe psikologjike për të punuar mbi veten tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top