FB

October 17, 2022 | 8:00

Ekonomia e energjisë…

Lënda e re që duhet të vendosin në shkolla është “Ekonomia e Energjisë”. Si të kursejmë energji por jo vetëm “të jashtme”, nga rryma, gazi, nafta etj., por edhe “të brendshme”: energjinë“psikologjike” që harxhojmë duke luftuar me veten dhe të tjerët.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor  

Atë që shpenzojmë pa mendje duke i bërë gjërat në mënyra të gabuara dhe për arsye të gabuara. Atë që na heqin njerëzit toksikë, marrëdhëniet toksike, emocionet toksike, mendimet dhe sjelljet toksike. Kjo energji na duhet për të jetuar të fortë, për të vepruar, për të përballuar sfidat, për të arritur atë që duam, për të pasur “lumturi” siç e kanë përcaktuar paraardhësit tanë të lashtë. Kjo është forma më e çmuar e energjisë dhe mungesa e saj na viktimizon, na grabit jetën ndërsa jemi ende gjallë, na ndalon të shfrytëzojmë potencialin tonë të madh dhe jo vetëm të ekzistojmë, por të jetojmë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top