Këshilla & Arsye

July 23, 2018 | 8:40

“Rrënimi”, revolta e personazheve të një shoqërie në tranzicion

 

“Një tornado rrënuese e tranzicionit shqiptar. Personazhe të një shoqërie në tranzicion. Ngarendje drejt parasë, karrierës, ëndrrave e realitetit jo gjithnjë nga ç’ofron zhvillimi i hovshëm. Një gjuhë përmasash epike”. Botuesi Abdullah Zeneli

rrenimi-kopertina
***

“Nuk i bëhet vonë kujt në jeton ti. Dhe nëse je në prag të vdekjes nuk e kanë për gjë të ta japin të shtyrën e fundit. Dhe ndihen më mirë pa praninë tënde. Kjo është arsyeja që unë nuk e gjeja më veten mes tyre. Ti mund të urresh një, dy, por kur i urren të gjithë atëherë s’ke çfarë të bësh në atë amalgamë poshtëruese. Mund të thuash që jam fatalist. E pranoj. Që prej asaj kohe erdha këtu, në këtë ngrehinë tejet të vjetër. Ka qenë prona e stërgjyshërve të mi. Është trashëguar brez pas brezi, gjyshërit, etërit dhe tani jam unë. Prej asaj kohe jam këtu. Siç e sheh, jam fare i vetëm. Nuk kam asnjë mjet ndërlidhjeje me botën tjetër, as radio, as televizor, as kompjuter dhe as telefon. Nuk di se ç’bëhet andej matanë dhe as që dua t’ia di. Çdo natë dal të marr ajër të pastër. Bëj një shëtitje të gjatë. Por vetëm netëve. Gjithë këto kohë kam arritur t’u shmangem njerëzve. Por megjithatë dritën e kësaj ngrehine e lë gjithmonë ndezur. Më pëlqen kur e shoh nga larg se si vezullon. Ajo më bën të mos e kaloj kufirin, të mos çartem e të ta gjej veten andej nga kam ardhur, por të kthehem gjithmonë në këtë vatër e të ushqej zjarrin me dru. Kështu jam më i qetë…” Leonard Veizi
21
Titulli: Rrënimi

Autor: Leonard Veizi

Zhanri: Roman

Shtëpia Botuese: BUZUKU

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top