Lifestyle

May 28, 2016 | 10:18

Eliza Hoxha: Ndryshimi… e vërteta jonë

Ndryshimi është pjesë e rrugëtimit tim. Asnjëherë për të dalë nga vetja dhe preferencat e mia, por për t’u përshtatur në kushtet ku punoj, këndoj dhe veproj, për të qenë në harmoni, për të reflektuar më të mirën nga roli dhe pozicioni im përkatës në secilin nga këto kontekst.

Mund të cilësohet si një nga artistet që luan shpesh me imazhin e saj. Për të nuk ka kontradikta ngjyrash apo modelesh veshjesh, gjithçka e guxon në funksion të një kurimi estetik në përshtatje me skenën dhe prezantimet ku është pjesëmarrëse. Sa herë ngjitet në skenë, pamja e saj rrëzëllen ndryshe nga hera e fundit. Eliza Hoxha, e cila në karrierën e saj njihet më së shumti për prezantimin si këngëtare, në lidhje me imazhin ka një raport të veçantë, aq sa dhe të ‘ndërlikuar’ kur i duhet të eksperimentojë për shfaqjet e radhës. Kujdesin për imazhin ajo e konsideron si refleks të vetëvlerësimit, për të reflektuar më pas vlerësim edhe nga të tjerët në këtë vijë. Për Elizën, përmbajtja e asaj çfarë sjell, si në drejtim të pamjes ashtu edhe të kurimit estetik, është domosdoshmëri e kohës së komunikimit teknologjik në mënyrën e prezantimeve muzikore bashkëkohore.

Ju njohim jo vetëm si këngëtare, por edhe për një paraqitje skenike të veçantë e të ndryshueshme. Pse ndryshoni kaq shpesh?

Paraqitja ndryshe nga një skenë dhe ngjarje në tjetrën nuk nënkupton dalje nga vetja, por pikërisht reflektimin nëpërmjet paraqitjes së një gjendjeje të caktuar nga vetja tek publiku, duke u mishëruar me skenën për të përcjellë në mënyrë sa më të denjë atë që thotë kënga.

Cilin element trupor e konsideroni prioritet të rëndësishëm për ta ndryshuar dhe ta shfaqni ndryshe në çdo paraqitje skenike?

Paraqitjet e mia ‘ndryshe” nuk lidhen me elementin fizik, por estetik. Zakonisht është veshja ajo që ndryshon për të treguar një Elizë të radhës për performancën e radhës… Element tjetër të cilit unë i jap rëndësi janë flokët dhe loja me ngjyrat, por që kjo më ka përcjellë gjithherë edhe kur nuk kam qenë pjesë e skenës.

 Të shfaqeni ndryshe në look, ju jep një ndjenjë me të lartë vetëvlerësimi? A ka ndikim, sipas jush, kurimi estetik i trupit në vlerësimin si artiste e kompletuar?

Shfaqja ime ndryshe lidhet jo vetëm me skenën, por edhe me punët e tjera që unë bëj gjatë ditëve të mia… prandaj, ndryshimi është pjesë e rrugëtimit tim… Asnjëherë për të dalë nga vetja dhe preferencat e mia, por për t’u përshtatur në kushtet ku punoj, këndoj dhe veproj për të qenë në harmoni, për të reflektuar më të mirën nga roli dhe pozicioni im përkatës në secilin nga këto kontekste. Natyrisht që kujdesi për veten është refleks i vetëvlerësimit për të reflektuar më pas vlerësim edhe nga të tjerët në këtë vijë. Por ama Eliza është cilësuar gjithherë, fillimisht për përmbajtjen e asaj që ka sjellë e më pas edhe për imazhin si pjesë përbërëse. Në këtë rrugëtim kurimi estetik i trupit është bërë modë gjithandej, duke i bërë shumë vajza të harrojnë rolin e tyre të vërtetë në skenë, me idenë se “artisti i kompletuar” është ai që vishet apo zhvishet me trendin e radhës e jo ai që i jep skenës muzikore këngët që shënojnë emocionet, brengat, sfidat dhe të pathënat e gjeneratave.

A keni pritshmëri për reagimin e publikut ndaj perfomancës suaj jo vetëm si këngëtare, apo edhe në paraqitjen tuaj fizike?

Pritshmëria ime gjithherë lidhet së pari me këngën dhe mesazhin e saj. Në anën tjetër njerëzit janë mësuar me një Elizë që sado ndryshe të shfaqet, është vajza në të cilën mund të besojnë dhe të mbështeten në rrëfimin dhe rrugëtimin e saj të radhës.

Sidoqoftë, ndryshoni: pse ekziston kjo nevojë për ndryshim të vazhdueshëm?

Këtu do i referohesha thënies së njohur të Heraklitit “panta rei”, apo thënë në shqip “gjithçka rrjedh”, duke nënkuptuar se gjithçka është në ndryshim konstant dhe ndryshimi është e vërteta jonë e përhershme dhe fluksi i përjetshëm. Prandaj duam apo jo, ne ndryshojmë, sepse ndryshojmë moshë, pamje, perceptime dhe reflektime mbi gjërat e fenomenet që na rrethojnë, gjë që nënkupton që edhe shija jonë për veshjen ndryshon pikërisht për shkak të këtyre dimensioneve. Prandaj, për njerëzit që pajtohen me ndryshimin dhe e kuptojnë.

Psikologji Dhjetor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top