FB

May 10, 2022 | 8:30

Emancipimi, kush mund të quhet hap emancipues për ne?

Sipas Konicës, hap emancipues do të jetë “kur të mos e quajmë vrasjen trimëri”. Ku fillon emancipimi? Natyrisht në familje. Kur prindërit nuk e gënjejnë fëmijën, nuk e shohin të vogël por njeri, kur nuk e keqtrajtojnë apo krahasojnë, kur nuk e nxitin të hakmerret.

Nga Lira Gjika

Kur burri dhe gruaja dialogojnë, zgjedhin fjalët dhe nuk e fyejnë njëri tjetrin. Kur në familje vajza nuk diskriminohet apo trajtohet si njeri i dorës së dytë apo pronë. Kur të rriturit menaxhojnë emocionet e tyre. Kur shkolla ka mision inteligjencën emocionale dhe jo konkurrencën. Të bëhet princip pune “fitimtari nuk konkurron”.

Kur mësuesi nuk është indiferent ndaj bullizmit. Dallon arritjet e nxënësit dhe jo mosarritjet, i ushqen besimin te vetja nxënësve dhe jo dyshimin. Kur shkolla ka mësues që mendojnë se mësues i mirë është ai që e bën nxënësin më të mirë se vetja.

Kur profesioni i mësuesit do të jetë profesioni më me vlerë i kombit dhe mësuesi i vetëdijshëm për këtë mision.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top