Dëshmi

September 20, 2021 | 8:04

Emocione dhe lot, gjesti i vogël që për një moment anuloi brutalitetin e pandemisë

Nëna është shtruar në spital, në gjendje kritike dhe nuk mund të marrë pjesë në dasmën e vajzës së saj. Vajza nuk mund ta shohë atë, për shkak të kufizimeve anti-Covid që pengojnë pranimet në spitale. Por ajo nuk heq dorë.

1

Falë ndihmës së stafit shëndetësor dhe personelit të sigurisë, ajo është në gjendje të vizitojë nënën e saj – në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me rregullat e Coronavirusit.

Ndodhi në spitalin Mare në Napoli ku një çift i martuar, i veshur me rrobat e ceremonisë, arritën të takonin gruan falë një shtegu “të sigurt” me maska, doreza dhe hapësira, të organizuar nga personeli shëndetësor dhe nga rojet e sigurisë të strukturës.

Shumë emocion dhe madje edhe lot për një gjest të vogël që për një moment anuloi brutalitetin e pandemisë.

Në fakt, muajt e fundit, mijëra pacientë po përballen me vuajtjet vetëm në spital dhe po aq të afërm jashtë i presin, duke pritur që më në fund të jenë në gjendje t’i ndihmojnë dhe përqafojnë përsëri.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Repubblica Napoli

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top