Stresi mund të zbutet me ndihmën e metodës japoneze e cila vepron pas pesë minutash. Bëhet fjalë për masazhin e thjeshtë, përkatësisht për shtypjen e gishtit në dorë.
Thonë që fati është i shkruar në shputën e dorës, mirëpo e a dini që secili gisht i dorës bart një emocion të caktuar?
Gishti i madh tregon brengën, gishti tregues frikën, gishti mesëm zbulon hidhërimin, gishti i unazës pikëllimin dhe depresionin, ndërkaq gishti i vogël vetëbesimin tonë.
Për shkak të stilit të jetës urbane pothuajse është e pamundur të shmanget stresi i cili ndikon negativisht në shëndetin tonë. Për të harmonizuar energjinë jetësore në trup, mbani njërin gisht me dorën tjetër, duke mbështjellë rreth tij të gjithë gishtat dhe gishtin e madh.
Çdo gisht mbajeni ashtu deri në dy minuta, ndërsa do ta mësoni që ndikon kur të ndieni pulsimin. Për të qetësuar mendjen, me gishtin e madh të dorës tjetër lehtë shtypni mesin e shuplakës dhe mbajeni së paku një minutë. Ushtrojeni këtë teknikë çdo ditë dhe do të mund të vendosni sërish ekuilibrin.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.