Në fokus

May 19, 2020 | 8:12

Lutja forcon shëndetin mendor

Jillian Richardson ka një rutinë të re kur bën një shëtitje. Ajo vendos një maskë, kufje në vesh dhe del, më pas fillon të flasë të lutet me zë të lartë.

“I dashur Zot të lutem më ndihmo të kaloj këtë kohë stresuese dhe më trego si të jem e qetë me veten dhe me të tjerët,” tregon ajo.

Për kalimtarët, zonja Richardson duket se po flet në telefon. Por ajo në të vërtetë po lutet për diçka që ka nisur ta bëjë që nga fillimi i pandemisë. Shumë njerëz po kërkojnë një fuqi më të madhe për të përballuar këto ditë. Në mars, numri i kërkimeve në Google për të mësuar mbi lutjet u rrit shumë. Një studim i Qendrës Kërkimore Pew në Washington, zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e amerikanëve ishin lutur që të përfundonte përhapjen e koronavirusit.

“Mund të ketë akoma ateistë. Por prirja e përgjithshme është që impulsi fetar të shpeshtohett në një kohë krize,” thotë Kenneth Pargament, një profesor i njohur në departamentin e psikologjisë në universitetin Bowling Green në Ohio, i cili studion se si njerëzit përdorin fenë për të përballuar kohët stresuese. Shkencëtarët nuk kanë asnjë mënyrë për të matur ekzistencën e një fuqie të mbinatyrshme dhe ata kanë bërë shumë pak për të studiuar përfitimin shëndetësor të lutjes.

“Kjo ju lejon të ulni presionin psikologjik dhe të pushoni. Lutja është gjithashtu e vështirë për t’u studiuar” Amy Wachholtz, profesor i asociuar dhe drejtor i psikologjisë klinike shëndetësore në Universitetin e Kolorados Denver.

Për të matur ndikimin e lutjeve, studiuesit duhet të gjejnë njerëz që janë të hapur për treguar se luten. Skanimet e trurit janë të vështira, sepse njerëzit shpesh luten me zë të lartë dhe nuk është njëlloj siç ndodh kur meditojmë. Një studim i vitit 2005 i cili krahasonte format laike dhe shpirtërore të meditimit zbuloi se meditimi shpirtëror ishte më qetësues. Në meditimin laik, përqendrohesh vetëm te frymëmarrja jote, ose te një fjalë frymëzuese. Studiuesit zbuluan se grupi që praktikonte meditim shpirtëror nuk kishte ankth dhe kishte më pak stres. Disa shkencëtarë që studiojnë lutjen besojnë se njerëzit që luten po përfitojnë një ndjenjë e përkrahjes emocionale. Imagjinoni të mbani një çantë shpine orë pas ore. Do të fillojë t’ju duket jashtëzakonisht e rëndë. Por nëse mund t’ia dorëzoni dikujt tjetër që ta mbajë për pak kohë, do ta ndjeni më lehtë kur ta merrni përsëri.

“Kjo është ajo që lutja mund të bëjë,” thotë Amy Wachholtz, profesor i asociuar dhe drejtor i psikologjisë klinike në Universitetin e Kolorados Denver.

Zonja Richardson thotë se ajo filloi të lutej një vit më parë, kur po kalonte një kohë të vështirë në jetën e saj. Ajo filloi duke i kërkuar Zotit forcën për të rregulluar një marrëdhënie me një anëtar të familjes. Siç thotë edhe ajo, ndjeu menjëherë një ndjenjë lehtësimi tek sa lutej. I dukej sikur gjerat ishin në rregull. Ajo filloi të lutet rregullisht. Ndonjëherë ajo ndez një qiri dhe ulet para një pasqyre, duke parë veten në sy. Herë të tjera, ajo i shkruan një letër Zotit, duke kërkuar këshilla, pastaj i shkruan vetes një përgjigje. Sipas saj lutja ka mënyra të ndryshme.

“Kur lutem, ndiej një ndjesi sikur flas me një mik që është dëgjues vërtet i mirë,” shpjegon ajo.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top