Lifestyle

May 19, 2020 | 8:08

Emocionet që mban secili gisht i dorës

Stresi mund të zbutet me ndihmën e metodës japoneze e cila vepron pas pesë minutash. Bëhet fjalë për masazhin e thjeshtë, përkatësisht për shtypjen e gishtit në dorë.

Thonë që fati është i shkruar në shputën e dorës, mirëpo e a dini që secili gisht i dorës bart një emocion të caktuar?

Gishti i madh tregon brengën, gishti tregues frikën, gishti mesëm zbulon hidhërimin, gishti i unazës pikëllimin dhe depresionin, ndërkaq gishti i vogël vetëbesimin tonë.

Për shkak të stilit të jetës urbane pothuajse është e pamundur të shmanget stresi i cili ndikon negativisht në shëndetin tonë.  Për të harmonizuar energjinë jetësore në trup, mbani njërin gisht me dorën tjetër, duke mbështjellë rreth tij të gjithë gishtat dhe gishtin e madh.

Çdo gisht mbajeni ashtu deri në dy minuta, ndërsa do ta mësoni që ndikon kur të ndieni pulsimin. Për të qetësuar mendjen, me gishtin e madh të dorës tjetër lehtë shtypni mesin e shuplakës dhe mbajeni së paku një minutë. Ushtrojeni këtë teknikë çdo ditë dhe do të mund të vendosni sërish ekuilibrin.  

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top