Dëshmi

December 25, 2019 | 8:10

Emocionuese, djali 8 vjeçar mblodhi 165 dhurata Krishtlindjeje për t’ua dhuruar njerëzve në nevojë

Krishtlindja është një kohë e vitit kur shumë njerëz vendosin të mblidhen dhe të jenë me të dashurit e tyre, duke përfituar nga atmosfera gazmore dhe e qetë që përhapet në këtë periudhë të vitit. Në Krishtlindje, megjithatë, nuk është e rrallë që mendimet të shkojnë tek ata që nuk janë aq me fat sa të kenë një shtëpi për t’u strehuar ose një familje.

Fatkeqësisht, njerëzit në nevojë janë të shumtë në çdo pjesë të botës, dhe është aftësia e atyre që i kushtohen veprave të mira, njerëzimit dhe solidaritetit, që të ofrojnë pak rehati për ta, edhe nëse ato janë gjeste të vogla, siç është ajo e protagonistit të historisë sonë.

Emri i tij është Braxton Gillespie, një djalë 8 vjeç nga Kentucky, i cili është në klasën e tretë. Me rastin e Krishtlindjes, djali i vogël mendoi që kishte ardhur koha për të dhënë kontributin e tij personal për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kështu, ‘i armatosur’ me stilolaps dhe letër, ai shkroi një fletushkë të vogël, ku u kërkoi të gjithëve të dhuronin lodra për fëmijët në nevojë.

“Ju lutemi dhuroni lodra! Unë jam duke ndihmuar departamentin e policisë Ludloë për t’i dhuruar ato. Unë dua të mbush makinën e nënës sime me lodra dhe të ndihmoj fëmijët të kalojnë një Krishtlindje të gëzuar!”

Padyshim që fjalët prekëse dhe motivuese, të cilat janë ndarë me miqtë dhe familjen, duke tejkaluar çdo pritje, kanë arritur një efekt të jashtëzakonshëm. Braxton, arrit të mbledhë 165 dhurata për fëmijë dhe familje në nevojë. Një sukses vërtet i befasishëm, për të cilin djali u falënderua gjithashtu zyrtarisht nga departamenti i policisë së qytetit të tij. Me zemrën e tij të vogël dhe të madhe, ky fëmijë është përpjekur vërtetë ta bëjë botën një vend më të mirë. Gjesti i tij i bujarisë është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë!

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top