FB

September 7, 2021 | 8:35

Ëndrrat, pse nuk i mbajmë mend?

Pse disa ëndrra mbahen mend dhe të tjerat harrohen? Kjo është ende një mister. Sidoqoftë, një studim italian, i botuar këtë javë në Journal of Neuroscience, ka identifikuar mekanizmat e trurit që qëndrojnë në themel të këtyre procedurave.

Studiuesit nga Departamenti i Psikologjisë në Sapienza dhe nga shoqata Fatebenefratelli, së bashku me ata nga universitetet e L’Aquila dhe Bolonjës, kanë treguar se vetëm nëse korteksi cerebral shfaq lëkundje të ngadalta elektrike gjatë fazës së gjumit REM, njerëzit do të kujtojnë ëndrrën.

Pse disa njerëz nuk i mbajnë mend ëndrrat e tyre?

Është i njëjti mekanizëm që funksionon edhe gjatë zgjimit për “kujtesën episodike”.

“Kur një personi i kërkohet të mbajë mend faktet dhe situatat e mësuara gjatë ditës – shpjegon Luigi De Gennaro, koordinator i hulumtimit – prania e lëkundjeve të veçanta elektrike në zonat ballore bën të mundur kujtimin. Nëse kjo nuk ndodh, kujtesa e ngjarjes do të humbasë përgjithmonë”.

Në thelb, të njëjtat zona të trurit dhe mekanizma të ngjashëm neurofiziologjikë japin qasje në kujtimet episodike, si kur jemi zgjuar ashtu edhe gjatë gjumit.

“Rezultati tjetër interesant i studimit – shton Luigi De Gennaro – është se ai konfirmon se ëndrra nuk është e kufizuar në fazat REM, por është e pranishme në të gjitha fazat e gjumit. Më në fund kemi demonstruar se si i kujtojmë dhe si i harrojmë. Detyra jonë si neuroshkencëtarë është të kuptojmë mekanizmat dhe t’i lëmë psikoterapistët dhe psikoanalistët të pyesin pse”.

 

 

Burimi / https://www.piusanipiubelli.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top