Marrëdhënie

January 4, 2018 | 11:39

Eros: një doracak i vogël për të filluar vitin

Unë, ti dhe e ardhmja: strategji të vogla për t’u vënë në praktikë së bashku me atë për një vit të paharrueshëm plot dashuri dhe plot pasion.

1

Çdo herë që shpresojmë: shpresojmë që viti që vjen të jetë më i mirë se ai që lamë pas. Edhe në dashuri është thelbësore të fillosh me këmbën e duhur: e fillojmë mirë, por ndonjëherë gjithçka merr kthesë me grindjet, keqkuptimet, që zgjasin me javë. Megjithatë, duke u kujdesur për kohën dhe duke qenë të vëmendshëm, ndoshta për të habitur partnerin tonë, është shumë e rëndësishme të mbajmë gjallë zjarrin e pasionit. Këtu janë disa sugjerime të vogla për vitin 2018 për sa i përket erotizmit.

Midis gabimeve që nuk duhet të bëjmë dhe qëllimeve të mira për t’u ndjekur, le të përpiqemi të bëjmë një listë të vogël për ta mbajtur në mend. Rezultatet do të na shpërblejnë dhe temperatura do të rritet.

Dëshira duhet të kultivohet: Ne e dimë mirë, me kalimin e kohës marrëdhënia e heshtur dhe pasioni fillestar i hap rrugë diçkaje më të thellë, edhe pse ndoshta me një temperaturë më të vakët. Për të rindezur zjarrin e erosit, është e nevojshme të ndihesh e dëshirueshme. Por si t’ia bëjmë? Le të fillojmë të merremi me sport, vrap, ski, not, nuk ka rëndësi: me një sy nga ushqimi, mund ta rimarrim formën tonë fizike dhe besimin tek vetja dhe tek trupi jonë. Do t’i pëlqejmë akoma më shumë edhe partnerit tonë. Provojeni që ta besoni!

Imperfeksioni: Sipas hulumtimit, perfeksioni është një nga armiqtë tanë kryesorë: ka gjëra që mund të ndryshojmë dhe gjëra të tjera që nuk mund t’i ndryshojmë, atëherë le të arsyetojmë pak. Duke e marrë jetën më lehtë, do të jetë një bekim për veten dhe për ata që na rrethojnë. Amen.

Alkimia: Çfarë na bëri të biem në dashuri me të? Për secilin prej nesh përgjigjja mund të jetë shumë e ndryshme, por sigurisht që diçka magjike ka ndodhur. Për një marrëdhënie që zgjat në kohë, sfida e vërtetë është që të shikohemi në sy dhe të vazhdojmë të planifikojmë së bashku: a jemi gati?

Kontakti! Të prekësh, të ndjesh, të përkëdhelësh janë gjeste jo vetëm të dashurisë, por edhe të shërimit dhe kujdesit: të gjithë kemi nevojë dhe në të gjitha moshat. Pra, u thoni po shikimeve plot butësi, përqafimeve në shtrat, puthjes së mëngjesit apo të natës së mirë: seksi dhe pasioni do të jenë një pasojë e bukur.

Ëndërro: Kultivimi i një ëndrre së bashku është e bukur dhe misterioze. Le të fillojmë vitin e ri duke kapur duart e njëri-tjetrit. Le të mësojmë të shohim magjinë e fshehur, të pranojmë gjërat siç vijnë dhe të buzëqeshim pak më shumë. E çfarë do të ishte më mirë për një romancë?

Lamtumirë Hirushes: I thoni jo të dielës me fshesë me korrent dhe hekur në dorë. Koha është shumë e shkurtër dhe përkujdesjet kanë përparësi. Le t’i dedikohemi atij, të planifikojmë udhëtime, hobi, gjëra për të bërë. Çdo gjë që bëhet së bashku është një pllakë që vendosim në murin solid të marrëdhënies sonë. 

Jemi çift: Eshtë shumë e lehtë për të treguar gjithmonë gishtin: por pse të mos pyesim veten se çfarë duam vërtet nga viti i ri? Le ta dëgjojmë më mirë partnerin tonë dhe të veprojmë më shumë. Rutina ndryshohet me shembullin.

Besoni: Le të betohemi tek ai, le ta ndihmojmë që të shohë vështirësitë pa dëmtuar entuziazmin dhe vetëvlerësimin e tij. Shpesh me shumë racionalitet shkelim ëndrrat dhe dashurinë e tjetrit pa e kuptuar se brenda tij ka një fëmijë krijues që pret të lirohet. Le ta mendojmë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top