Dëshmi

March 24, 2018 | 8:52

Ervin Bushati prezanton dy djemtë në pasdite me Rudinën, mesazh për rolin prindëror

 

Është një nga këngëtarët më popullorë, ndërsa gjithherët ka preferuar të ruajë një profil korrekt sa i takon prezantimit në karrierë dhe familjes. Këtë herë ka thyer paksa akujt, duke folur tashmë për një marrëdhënie të konsoliduar siç është familja. I ftuar në emisionin e pasdites te Rudina Magjistari, Ervin Bushati, bashkë me dy djemtë e tij të rritur, rrëfeu për një karrierë artistike që nuk do të ishte e tillë nëse nuk do të kishte pasur mbështetjen e familjes.

ervini1

 

Teksa shprehu mirënjohjen ndaj saj, Ervini e nisi rrëfimin e kësaj pasditeje me vitet e para kur u shfaq në publik si këngëtar, i cili duket se që prej asaj nuk ka ndryshuar pothuajse fare. Krejt trendi edhe për modelin e dy fëmijëve të tij, Anteon dhe Bjornin, këngëtari shkodran u prezantua për publikun i veshur rrok dhe ektravagant, me xhinse të grisura dhe me kapelë, si dhe një aksesor që nuk i ka munguar.

Ervin Bushati, këngëtar nga Shkodra ka spikatur me një stil të veçantë në grupin “Mister”, duke u bërë pjesë e festivaleve të ndryshme. Më pas do të vijonte karrierën e tij muzikore solo, me shumë këngë dhe bashkëpunime.

Së bashku me Anteon dhe Bjornin, njëri 11 e tjetri 9-vjeçar, Ervini rrëfeu për karrierën muzikore, projektet e reja, por edhe prezantoi për herë të parë me publikun familjen e tij.

erviniGjatë emisionit këngëtari foli për jetën private për të cilën dimë shumë pak. Ai tha se është njohur me bashkëshorten e tij Evën vite më parë në një event, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe kanë 13 vite të martuar.

“Unë jam i martuar prej 13 vitesh. Gruaja ime ka mbaruar mësuesi dhe punon për një kompani të huaj, nuk e ushtron profesionin. Jemi njohur rastësisht vite më parë në një aktivitet kulturor kur unë isha 21 vjeç dhe ajo 17 vjeç. Aty nisi çdo gjë, ne u bashkuam dhe nuk u ndamë më”, tha Bushati.

Ndërkaq në prezantimin e dy djemve, të cilët tanimë i konsideron si dy shokë të mirë, dëgjoi prej tyre rrëfimin se ishte babi më i mirë në botë, për aktivitetet e lira që ua mundëson dhe kohën që kalojnë bashkë si familjen.

Nga përvoja, Ervini jep edhe një këshillë për prindërit që duan të kenë një marrëdhënie të mirë me fëmijët e tyre: “Kushtojuni vëmendje maksimale, bëhuni shokë me ta dhe lërini të jenë vetvetja.”

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com