Këshilla & Arsye

May 12, 2020 | 8:02

Është e ndaluar t’i lini fëmijët tuaj me partnerë apo miq të njohur

Dashuria mund të jetë e verbër, por një prind ka për detyrë t’i mbajë sytë hapur. Dashuria është e domosdoshme, por fëmijët tuaj janë dashuria me përparësi. Për t’i mbrojtur, për t’u kujdesur dhe veçanërisht kur janë të vegjël.

Një partner i ri nuk është thjesht një aventurë e re, një lidhje e re që e bën zemrën tuaj të rrah më shpejt. Por një njohje që ju ndihmonë të thelloni përgjegjësinë kur keni fëmijë të vegjël. Një marrëdhënie ku besimi duhet të ndërtohet me kalimin e kohës dhe duke i kushtuar vëmendje çdo detaji të vogël. Aplikohet për gratë dhe vlen edhe për burrat. Kronikat shpesh raportojnë episodet e dhunës ndaj të miturve ku ekzekutuesit janë partnerë dhe të dashur të rinj. Shumë shpesh fëmijët lihen në duart e njerëzve për të cilët dihet shumë pak.

Është e ndaluar t’i lini fëmijët tuaj me partnerë dhe miq të njohur

Është e ndaluar t’i lini fëmijët tuaj me këdo që nuk është një person i verifikuar, psikologjikisht dhe madje edhe moralisht i sigurt. Në udhëzuesin e vogël që ne ofrojmë janë këshillat që duhet të vendosë çdo prind i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm. Për dashurinë e fëmijëve të tij, para së gjithash.

Këshillat e ekspertëve për të mbrojtur fëmijët tuaj

  • Fëmijët nuk duhet të shkojnë vetëm në dyqane edhe kur nuk janë larg shtëpisë së tyre.
  • Mos lejoni që fëmijët tuaj të luajnë jashtë shtëpisë ose në parqe larg vendit ku jeni.
  • Vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj nuk duhet të kujdesen për motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël, nuk është përgjegjësia e tyre.
  • Fëmijët nuk duhet të shkojnë në vendet ku konsumohet alkooli.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët tuaj me njerëz të paqëndrueshëm emocionalisht edhe nëse ata duken të padëmshëm.
  • Mos lejoni që fëmijët tuaj të kalojnë shpesh natën në shtëpitë e miqve të tyre.
  • Prezantojini fëmijët tuaj vetëm me njerëzit që ju i besoni dhe i njihni që prej një kohe të gjatë.
  • Fëmijët janë të sigurt, ata nuk mendojnë se dikush mund të ketë qëllime të këqija. Mësojini ata t’i dallojnë dhe të jenë të kujdesshëm.

Fëmijët tuaj janë përgjegjësia juaj dhe duhet të mbrohen gjithmonë, edhe nga një dashuri e re.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top