Në fokus

May 12, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Depresioni nuk është një ndëshkim, por një mundësi e madhe për të rilindur

Papritur zgjohesh një mëngjes dhe ndjehesh sikur nuk mund të dalësh nga shtrati, ndjen trupin, kokën dhe zemrën të rrahin tepër, kaq shumë sa ndjen sikur ajo do të dalë jashtë, ndjen një kockë në fyt sikur do që të të mbysë, disa emocione të panjohura/të paspecifikuara për të të pushtuar.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

“E po mirë…, mendon, e kapa, jam ftohur, por koha është një herë ftohtë dhe një herë ngrohtë…, mendon ti…

Telefonon në punë për të informuar që nuk do të shkosh, shkon deri në farmaci, ble vitamina, ha mirë dhe pushon…

 “Ok, për një apo dy ditë do të jem mirë!”, mendon përsëri. Por, me kalimin e ditëve, simptomat jo vetëm që nuk zvogëlohen por bëhen gjithnjë e më intensive. Fillon të shqetësohesh, e bën përsëri diagnozën tënde dhe lufton të vazhdosh rutinën tënde të përditshme.

Në kohën kur punon, ndjehesh e humbur, e mbytur, e paaftë për të marrë frymë, të mpihen duart, këmbët, koka aq sa nuk mund të lëvizësh dhe një përrua lotësh derdhen nga sytë e tu…

Të shohin kolegët, thërrasin shefin dhe të çojnë te mjeku. Ti dëgjon por nuk mund të flasësh. Të telefonojmë ambulancën? të pyesin. “Jo, dua të shkojë në shtëpi për të pushuar”, përgjigjesh. Dhe ndërsa ditët kalojnë, situata përkeqësohet.

Disa ngjarje negative të prekin aq shumë sa që mund të sjellin në këtë situatë, qysh nga një thyerje e thjeshtë e një gote deri tek një plak i çuditshëm, i cili është kapur me ty dhe qenin tuaj.

Ditë për ditë ndjen sikur po shembesh, ndjen që forcat po të lënë dhe më në fund bënë”zhurmë” dhe vendos të vizitosh mjekun tënd të familjes që tani të ka lodhur prej vitesh dhe ti i beson verbërisht.

I tregon simptomat dhe ai të thotë të vërtetën. “Vuan nga sulme paniku dhe simptoma depresive.” Ti humbet dhe përpiqesh ta”gëlltisësh” atë që sapo ke dëgjuar. Ai të referon tek një psikiatër dhe një psikoterapist. Të gjithë të sigurojnë se do të kalojë, se kërkon durim, kohë dhe vullnet nga ana jote. Është një problem i përkohshëm dhe do të kalojë për aq kohë sa ti do përpiqesh të gjesh trajtimin e duhur për të “shtypur” trupin tënd, kjo është arsyeja pse ata e ndryshojnë vazhdimisht trajtimin.

1Ti përballesh me fobi, pagjumësi, makth, nuk mund të durosh zhurmën dhe nuk kënaqesh me asgjë që ke bërë më parë, mendja jote luan lojëra të çuditshme. Ti shikon vetëm errësirën dhe dëshpërimin dhe…, krizat janë pothuajse çdo ditë, ato mund të të kapin kudo. Në rrugë, në autobus, në punë, kështu që ti fillon t’i shmangësh të gjitha…

Ti dhe ambienti/mjedisi yt pyesni veten se si ndodhi kjo me një person si ty, plot energji, buzëqeshje dhe jetë?! Dhe mund të ketë raste kur je e paqartë dhe dëshiron ta lëndosh veten dhe…, edhe mund të përfundosh duke e bërë, (gjëja më e keqe që mund t’i bësh vetes dhe njerëzve), por për fatin tënd të mirë pasi ta kesh kuptuar kërko ndihmë. Dhe pas kësaj, duhet të shtrohesh në spital, por edhe ambienti spitalor nuk të ndihmon, sepse atje sheh situata edhe më të ashpra dhe më të dëshpëruara që akoma nuk të shqetësojnë.

Flet me terapistët e tu dhe ata të thonë se nuk është vetëm vdekja, por ekziston rreziku që marrja e ilaçeve të tilla do t’ju lënë pa fjalë dhe madje do të fajësoni veten për lëshimin e tyre. Dhe ngrihesh përsëri duke u ndjerë me fat që asnjë nga këto nuk ndodhi, edhe pse fakti që u ndjeve i/e padurueshme në jetën tënde të shtyu të provosh.

Diagnoza e mjekëve është se kishe pasur një akumulim kronik të stresit që shpërtheu në trupin tënd në një kohë të qetësisë absolute.

Dhe pastaj kthehesh dhe kupton se mënyra se si të merresh me sëmundjen varet dhe është qartë zgjedhja jote. Sigurisht, ata që ju ndjekin bëjnë gjithçka për të të ndihmuar, por gjithashtu duhet të jesh i/e vetëdijshme për problemin, ta pranosh atë, të merresh me të dhe të jesh i/e hapur për ndihmën e ekspertëve…

2Në fillim mendon se përfundimisht përbindëshi i depresionit do të të gëlltisë në errësirën e tij, por kur je kokëfortë nuk e lejon. Beteja është e pabarabartë, por hap pas hapi ti mund ta fitosh atë. E tëra çfarë duhet të bësh është të mendosh që depresioni është një mundësi unike për rilindje. Po, saktësisht rilindje, sepse me psikoterapi ti arrin thellë në shpirtin tënd dhe në nënndërgjegjeshmen tënde. Ti je përballur me plagët, me mendimet më të fshehura, më të shtypura, me gabimet që ke bërë me veten.

Ti rilind sepse po i hedh poshtë, po flak poshtë kujtime të kota, e kupton që karakteri jot është i çalë dhe përpiqesh të korrigjosh pjesët e tij të këqija…, bën/hap vend në shpirtin tënd për gjëra të reja e të bukura.

Ti zbulon një botë të mrekullueshme, një botë që e dije se ekzistonte brenda teje, por nuk kishe kohë të merreshe. Ti zbulon dëshirat, qëllimet, ëndrrat dhe shpresat që i kishe braktisur. Dhe fillon t’i përfshish ato përsëri në rutinën tënde të përditshme.

Je i/e armatosur me një fuqi magjike, pavarësisht nga sa parashikon, ke aftësinë unike për ta arritur atë.

Ndonjëherë, merr fund. Sulmet e panikut të shterojnë, por gradualisht mëson të merresh me to dhe pranon që nuk ka asnjë mënyrë se si të vdesësh gjatë tyre, e as nga mbytja sepse po mbytesh, as nga një sulm në zemër për shkak të rrahjeve të shpejta të zemrës.

Ti po mëson të mos e fshehësh veten për gabimet e tua, por ta adhurosh atë. Bën gjëra që të pëlqejnë, që të ndihmojnë të relaksohesh dhe të qetësohesh. Dhe për më tepër, sepse depresioni është fatkeqësisht një sëmundje egoiste, sepse ti do që të gjithë të merren me ty. I do nga pasiguria, i do nga fobia, i do nga vetmia…, kjo është ajo që ndodh. Por për sa kohë që nuk e tepron dhe bëhesh rëndë sepse të tjerët kanë çështjet e tyre. Po, jo të gjithë kthehen rreth teje.

Dhe, më në fund, ke mundësinë e veçantë për të zbuluar se kë do të mbash përfundimisht në jetën tënde sepse ata e meritojnë dhe kujt do t’i thuash lamtumirë. Sepse njerëzit në vështirësi dhe dhimbje të tjetrit tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Humbjet në këtë pastrim sigurisht që do të të lëndojnë, por ata që do qëndrojnë, është e sigurt që do të jenë njerëzit e zemrës dhe jetës tënde.

Ti gjithashtu mëson të shijosh vetminë, ta kërkosh atë dhe përfundimisht, për shkak të saj të bëhesh krijues/e. Ndihesh krejt e re/i ri, para teje shpalos jetën që gjithmonë dëshiroje dhe nuk guxoje të pretendoje.

Ose tani ose kurrë mendon. Ngre trupin dhe vazhdon. Nuk ke frikë nga depresioni, nuk mban zi për ditët, momentet kur ke humbur duke u gozhduar në shtrat sepse ke ndjerë se nuk mund të durosh të luftosh për të qëndruar në këmbë. Nuk ke frikë nga ideja e një sulmi paniku, nuk je i/e mërzitur sepse po merr ilaçe. Edhe nëse do të ishte një ftohje e thjeshtë nuk do të merrje…

Nuk je i/e trishtuar që sistemi yt nervor, bota jote mendore dhe shpirtërore janë çmontuar sepse jo vetëm që e korrigjuat, por e zëvendësuat me të reja, më të mira. Dhe së fundi dini diçka. Erdhi një kohë kur ndjehesh mirënjohës që kaluat në depresion sepse nëse nuk do ta merrnit me ngadalë, nuk do të mund t’i bënit të gjitha sa më sipër. Sigurisht që është mirë të kesh sukses pa ndonjë qëllim të trokasë në derën tuaj.

DEPRESIONI NUK ËSHTË NDËSHKIM, POR NJË MUNDËSI E MADHE PËR TË RILINDUR!

Dhe nëse e shihni në këtë mënyrë dhe përballeni me të, po me mendim pozitiv, me një buzëqeshje, pa marrë parasysh sa e vështirë është, rezultati kur të largoheni nga ai do t’ju justifikojë dhe do ta mbush shpirtin tuaj me paqe, plotësi dhe vetëm emocione/ndjenja të mrekullueshme, unike…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top