Në fokus

August 28, 2020 | 8:08

Është e pamundur t’i bëjmë prindërit tanë të lumtur

Gjithçka që mund të bëjmë nuk do ta hapë kurrë zemrën e tyre e cila është e mbyllur nga dhimbja, plagët e vjetra, nga një fëmijëri, ku ata vuajtën mungesën e dashurisë.

Ne mund të jemi të disponueshëm në të gjitha aspektet, të dobishëm, të pranishëm në çdo mënyrë, por rrallë do të shohim përmbushje dhe qetësi të vërtetë. Problemi është se ata janë të ankoruar në të kaluarën dhe përvojat e tyre, ndërsa e e tashmja për ta është vetëm një prizë për sëmundjet e tyre dhe jo një kohë për të jetuar, për tu emancipuar.

Fakti është se për shkak të një ndjenje të madhe faji ne kemi marrë përsipër detyrën t’i çlirojmë ata nga mundimet dhe pikëllimet e tyre. Por është një detyrë e pamundur dhe mbi të gjitha ekziston rreziku që të përvetësojmë të njëjtën mënyrë jetese nga besnikëria, dashuria dhe madje të mos lejojmë veten të zhvillohemi dhe të synojmë autenticitetin dhe pozitivitetin.

Detyra jonë e vërtetë është të ecim përpara, të bëjmë jetën tonë, të jemi vetvetja dhe nuk ka rëndësi nëse ata nuk e kuptojnë, apo na kritikojnë: ne duhet të mendojmë për veten dhe çfarë është më e mira për ne dhe t’i lëmë ata të bëjnë jetën e tyre pa u ngarkuar psikologjikisht dhe shpirtërisht, sepse ajo është zgjedhja e tyre mbi të cilën ne nuk kemi fuqi.

Sigurisht që ata duhet të ndihmohen në çështje praktike, nëse është e nevojshme, por ne duhet të shkëputemi nga ana emocionale dhe t’i japim vetes detyrën e shpëtimit të vetvetes: ne nuk duhet të kërkojmë pëlqimin dhe miratimin e tyre për të jetuar sipas origjinalitetit tonë.

Për ta ne vetëm mund të shpengojmë jetën tonë dhe të synojmë realizimin tonë, lumturinë tonë, sepse e gjithë kjo do të bjerë energjikisht edhe mbi ta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top