Në fokus

July 14, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Dhuratë për jetën miku i vërtetë dhe me fat ai që e ka pranë

Miku i vërtetë është ai që do t’ju ndihmojë të mbuloni gjurmët, pa ju pyetur se çfarë dhe si. Nëse ndiheni ndonjëherë të gatshëm të diskutoni me të për atë që ndodhi, atëherë ai do të jetë aty. Vetëm për t’ju dëgjuar. Pa ju gjykuar, pa ju dhënë këshilla, përveçse nëse e kërkoni ju.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Një mik i vërtetë do t’ju ndihmojë të notoni si në të cekët edhe në thellësi. Ndoshta ai noton pas jush ose pak më larg nga ju. Por kur keni një mik të tillë, nuk keni frikë të mbyteni. Nuk keni frikë nga stuhia, as nga deti. Ti e di si të notosh, mëson të notosh.

Shoku i vërtetë ka krahë të mëdha, të cilat zakonisht janë të mbyllura. Por kur me të vërtetë keni nevojë për to, ato bëhen aq të mëdha sa ju bllokojnë dhe ju mbrojnë nga çdo telash. Shoku i vërtetë ka gishtërinj të mëdhenj dhe krahë të gjatë. Në çdo vështirësi, në çdo kthesë, ai hap duart e tij për një përqafim të madh dhe thur gishtat e tij me tuajat, në mënyrë që të ndjeni ngrohtësinë e tij.

Shoku i vërtetë duron heshtjen, kupton dhe ndjen zemërimin, e do zhgënjimin dhe bën të tijat dhimbjet e tua. Në fund të fundit, kur ndani mendime, trishtimi zvogëlohet, bëhet i pafuqishëm derisa humbet plotësisht.

shutterstock_669116782Shoku i vërtetë ka dritë në zemrën e tij dhe një mburojë dashurie në shpirtin e tij. Ai ju vë në një rreth, kur ndjen se po vjen e keqja dhe me mburojën e shpirtit të tij nuk lë asgjë për të dëshiruar. Një mik i vërtetë ndonjëherë mund të marrë rolin e nënës. Fale atë, e tillë është dashuria e tij, ai ka frikë të të humbasë.

Nëse keni një person të tillë në jetën tuaj, një mik të zemrës, mbajeni atë në jetën tuaj, në zemrën tuaj, si dhuratën më të madhe. Njerëz të tillë janë të rrallë dhe ju keni vetëm gjëra të mira për të marrë prej tyre. Këta njerëz quhen dhurata të jetës. Me fat ata që janë pranë tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top