Psikofakt

March 2, 2020 | 8:09

Esmeralda Birçaj: Dikur flirtoheshim me pyetje pa përgjigje… dhe emocionet ishin të vërteta

Një kohë që na shënjoi të gjithëve. Një kohë që kthehet në të tashmen, për t’ju kujtuar ato që keni kaluar. Një jetë larg teknologjisë. Në atë kohë, ne fëmijët nuk kishim tableta në duar, por lodra të tjera të krijuara vetë. Në kohën kur bënim një takim në sheshin e lagjes të gjithë ishim të qëndrueshëm, pa asnjë “kujtesë “ në celular.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

A mundesh të presësh të mos futesh në internet dhe të mos jesh në gjendje të përdorësh telefonin në të njëjtën kohë?

Këto mospërgjigje që i gjen në celularin tënd dhe…,  ti e di që dikush i dëshiron. Dhe sa më shumë mospërgjigje aq më i madh gëzimi yt. Jo duke u justifikuar që nuk t’u përgjigja ngaqë “më mbaroi karta”.

Gjithçka që kam në mendje që nga viti 1990. Emocioni im i madh kur bleva pantallonat e para xhins. Dhe orë pa fund duke dëgjuar kaseta në magnetofonat e parë. Orët edhe më të pafundme duke biseduar me miqtë dhe sigurisht duke pritur që kënga jonë e preferuar të luhej në radio, duke u lutur që producenti i radios të mos fliste as për asnjë moment në mënyrë që të mund të regjistronim në shiritin tonë.

Dhe jam e sigurt, se disa njerëz duan të harrojnë atë prerje flokësh të keqe. Ishte koha kur u zgjuam shumë herët për të parë Sailor moon. Dhe të gjithë fëmijët do e ndiqnin. Të gjitha e donim shumë ” X-in e lagjes”. Të gjitha nënat ishin të veshura thjeshtë…

Flirtimi ishte një çështje tjetër. Ishte akoma i gjallë dhe natyrisht nuk bëhej në internet. Atëherë nuk kishte asnjë messenger dhe as nuk bënim like. Nëse na pëlqente një person, kalonim shumë orë për t’u përgatitur. Duke kërkuar këshilla stilistike nga miqtë tanë, dilnim në vendet që frekuentonte personi që na pëlqente, futeshim brenda dhe takoheshim si rastësisht. Nëse do kishim bërë një hulumtim të mirë ose nëse fati ishte vërtetë në anën tonë e do të ishim siç e kishim parashikuar, do të mund të  bënim lëvizjen romantike për të shkruar emrin apo numrin e telefonit (nëse kishte) në një letër.

 

Dhe atëherë do të prisnim me ditë të tëra dhe të fiksuar derisa të flisnim. Dhe nëse do të ishim një nga ato fatlumët që kanë një celular e që pas kaq shumë reklamave të sponsorizuara në TV, me siguri një numër i huaj pa përgjigje, do bënte që zemra jonë të na rrihte si bomba e kohës. Sepse atëherë ne e dinim mirë që me një mospërgjigje nënkuptonim vetëm një gjë: “Të mendoj!”.

Ishim të dashuruar, dhe flirtimi ishte i qartë. Duhej të ekspozoheshim, nuk kishim zgjidhje tjetër. “Petët” ishin më të dhimbshme se ç’janë tani, sepse gjithçka ishte më e vështirë. Dhe e mbytnim zhgënjimin tonë erotik duke dëgjuar muzikën tonë të preferuar.

Nëse keni jetuar në atë kohë, jeni me fat! Nëse jo, ju keni një shans tjetër, sepse 1990 po kthehet (come back) në 2020!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top