Aktualitet

May 13, 2026 | 12:21

Rektori i Universitetit “Luarasi”, Maks Haxhia propozon ndryshime në ligjin për arsimin e lartë: Të mos ketë dallime mes universiteteve publike dhe private! Të hiqet mesatarja 6.5

Rektori i Universitetit “Luarasi”, Maks Haxhia, ka propozuar një sërë amendimesh në ligjin për arsimin e lartë, duke kërkuar unifikimin e rregullave mes universiteteve publike dhe atyre jo publike, si edhe reduktimin e burokracive që sipas tij kufizojnë autonominë universitare.

maks-haxhia1

Sipas Haxhias, ligji aktual krijon diferencime mes institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë. Ai thekson se rregullimet ligjore duhet të jenë të njëjta për të gjitha universitetet.

Një nga çështjet që ai ngre është mënyra e përcaktimit të ngarkesës mësimore për pedagogët. Sipas tij, aktualisht universitetet publike i referohen udhëzimeve shtetërore, ndërsa ato private vendosin përmes rregulloreve të brendshme, çka krijon standarde të ndryshme.
“Ky ligj ka nevojë për amendime dhe përmirësime. E para duhet të mos ketë vija ndarëse me atyre mes institucioneve publike dhe atyre jo publike në arsimin e lartë. Kjo pasi në shumë dispozita të ligjit aktual parashikohen rregullime ligjore të diferencuara. Mendojmë dhe propozojmë që rregullimet ligjore mes këtyre dy lloj institucioneve duhet të jenë të njësuara apo të unifikuara për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Një rast i pastër i diferencimit mes këtyre dy lloj institucioneve është ai i parashikimit të ngarkesave mësimore të parashkuara në pikën 8 të nenit 59 të ligjit aktual, ku për institucionet publike i referohen udhëzimit përkatës, kurse për institucionet jo publike i referohen përcaktimi të disponuar me rregullim të brendshëm nga vetë insitutcioni. Ne mendojmë dhe propozojmë që  ky lloj përcaktimi duhet të jetë i njëjtë në parashikim për të dyja llojet e institucioneve.
shtetërore, por lëvizja apo rialokimi i kuotave të miratuara për programe studimi të së njëjtës njësi kryesore  mund të bëhet në momente të mëvonshme kur del e nevojshme me vendimmarrje të organeve të brendshme të këtyre institucioneve, psh me vendim të senatit akademik të universitetit.
Mendojmë se fondet e kërkimit shkencor për secilin institucion të arsimit të lartë, publik apo jo publik, duhet të mos kenë diferencime midis këtyre dy lloj institucionesh. Propozojmë që ato duhet të jenë të parashikuara apo standardizuara me koeficient referuar kapaciteteve të strukturës akademike.
Mendojmë së dispozitat e ligjit aktual të arsimit të lartë kanë vend për rishikimin me seriozitetin maksimal dhe përgjegjësi profesionale të një sërë grup dispozitash të cilat kanë të bëjnë me funksionalitetin praktik të strukturave të brendshme ligjore të institucioneve të arsimit të lartë publik e jo publik.
Mendojmë se kuadri ligjor në fushën e arsimit të lartë duhet të jetë me elastik, duke parashikuara mekanizma jo strikte ligjore dhe nënligjore përsa i përket numrit minimal të studenteve për një program studimi, e për pasojë duke ulur pragun minimal aktual”, tha rektori i Universitetit “Luarasi”.
Propozimet u bënë në konferencën me temë “Drejt një tregu global të arsimit të lartë”, ku merr pjesë edhe Universiteti “Luarasi”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top