Në fokus

July 21, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Efektet e abuzimit emocional

‘Pa reflektim, pa pikëllim, pa turp rreth meje u ndërtuan mure të mëdha dhe të larta. Dhe kur ndërtuan muret, si mund të mos isha e/i kujdesshëm?! Por kurrë nuk kam dëgjuar klikimin e një murature/ndërtimi ose një tingulli. Më mbyllën me padurim nga bota’.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Një person përjeton abuzim emocional në marrëdhënie, bashkëpunime, situata, kur emocionet e tij kontrollohen, dëshira e tij është dorëzuar, skllavërohet vullneti i tij, minohen vlerat dhe parimet e tij.

Mendimi i tij është kapur, e drejta e tij për liri është e penguar, kështu që ai nuk mund të veprojë vullnetarisht, sepse ai ndjehet i burgosur në një zhvlerësim që gërryen pa mëshirë fuqitë e tij. Në pamundësi për të menaxhuar situatën, ndikimi i së cilës përhapet në tërë qenien e tij dhe imobilizon atë, ai humbet në rrugët labirint të dhimbjes dhe çdo përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga tuneli i tij duket e kotë.

Ndjenjat e pakëndshme lëshohen me shpejtësi rrufe në botën e tij psikike dhe toksina e tyre e gjymton atë mendërisht. Trishtimi dhe faji e bëjnë atë të paaftë të veprojë, të lëvizë temat e jetës së tij. Dhe ndërsa zhytet në këtë pasivitet, ai zhytet në një dëshpërim dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që të kërkojë bregun që do ta shpengojë. Sikur të jetë i varur në të, e përvetëson, bëhet lëkura e tij, ai ecën me të dhe në mënyrë që ta durojë atë, ai i prish/ndërpret lidhjet e tij me çdo gjë që nxjerr emocione pozitive, sepse ajo që nuk është në përputhje me atë që po përjeton i shkakton tronditje mendore, të cilat i shkaktojnë atij pasiguri më të madhe sesa ndjen.

1

Të shohësh njerëz të shquar, të cilët, pavarësisht vuajtjeve, arrijnë të mbajnë të paprekura njerëzoren dhe idealet e tyre, të cilët mund të kenë pasur sukses në fusha të tjera të jetës së tyre, por nuk janë në gjendje t’u shpëtojnë situatave të vështira, fillimisht është shumë e vështirë për t’u kuptuar qëndrimi i tyre dhe për të kuptuar, pse ata mbesin në kushte që ndërsa u shkaktojnë atyre dëshpërim, ata nuk kërkojnë rrugëdalje.

Njerëzit që janë viktima të abuzimit duken si kukulla pa tela, ku duket sikur presin që dikush t’i lëvizë, në mënyrë që të kryejnë koreografinë. Qëndrimi i gjatë në një situatë të tillë i bën ata të pafuqishëm, sepse ndjenja e mospërfilljes përshkon shpirtin e tyre. Viktimizimi bëhet një sëmundje që dobëson muskujt e shpirtit të tyre dhe ata nuk mund të ruajnë vetëbesimin.

Ata ndjehen të bllokuar në imazhin e tyre të fragmentuar/të shpërbërë, të paaftë të hartojnë puzzl -in e tyre dhe të shohin te ato unitetin që do t’i bëjë ata të besojnë në vlerën e tyre, në mënyrë që të përballen me pengesat mendore që i ka sjellë situata në të cilën jetojnë.

Dhuna ka një dinamikë negative, ku mbizotërojnë ata që vuajnë prej saj dhe i bllokojnë duke i tjetërsuar, në mënyrë që të mos mund të vijnë në kontakt me të vërtetën e tyre dhe të veprojnë në favor të tyre. Shumë herë ndodhin ngjarje në jetën e tyre, të cilat i shikojnë si spektatorë të zakonshëm. Ata shpalosen para tyre dhe ndërsa ata vetë luajnë një rol aktiv, zhduken nga skena, nuk mbajnë mend atë që përjetuan ose nuk janë të sigurt për atë që ndodhi.

 “U abuzova por nuk e ndjeja atë. Ishte sikur shpirti im të kishte shpëtuar dhe unë nuk isha aty ”. Ata i drejtohen mohimit për të duruar qëndrimin e tyre në situata nga të cilat nuk mund të shkëputen emocionalisht. Ata imagjinojnë një realitet tjetër të zbukuruar dhe kështu rrëshqasin nga ndjenja e shëmtisë që do të ndiejnë, nëse bien në kontakt me atë që jetojnë. Në raste më të vështira, kur abuzimi është zgjatur ose nëntokësor, dmth, i mbuluar nga një veshje preteksi, ata ndjehen të ndarë në lidhje me idenë e reagimit. Ata rrëshqasin në një tunel frike dhe frika ndonjëherë bëhet një terror që i paralizon.

Një histori flet për dy kafshë që ranë në një pus dhe ndërsa njëra i’u la fatit të saj derisa vdiq më në fund, sepse e konsideroi të kotë të bënte lëvizjen më të vogël për të ndihmuar, tjetra luftoi deri ditën tjetër, derisa shpëtoi përfundimisht.

Kështu që disa njerëz, të bllokuar në një cikël të mbrapshtë të përsëritur, identifikohen me autorët e tyre dhe duke i justifikuar veprimet e tyre bëhen abuzivë ndaj të tjerëve. Ata fajësojnë njerëzit dhe situatat, duke besuar se ata janë përgjegjës për atë që ndiejnë, duke zhvendosur zemërimin e tyre drejt tyre. Ata nënvlerësojnë çdo gjë që nxjerr diçka pozitive, duke projektuar diku tjetër mosrespektimin që ndiejnë për veten e tyre, duke besuar se nuk është faji i viktimizuesit të tyre, por se ata po vuajnë një sjellje që meritojnë. Ata idealizojnë dhunën, ndërsa përcjellin pakënaqësinë që ndjejnë diku tjetër, se nuk kërcënohen me braktisje ose ndëshkim nëse konfrontohen/përballen.

Të tjerët janë të lidhur në mënyrë të pandashme me rolin e luajtur nga abuzimi që ata pësojnë dhe identifikohen me imazhin e parashikuar nga autorët e tyre. Ata luajnë role që u janë imponuar atyre, edhe pse nuk u përkasin atyre dhe përvetësojnë sjellje që janë plotësisht të huaja për të vërtetën e tyre, kështu që bëhen të tjetërsuar, ndërsa të tjerët zhvendosin keqardhjen që ndiejnë për veten e tyre, duke vuajtur për njerëzit që abuzohen. Dhe sa herë që vijnë në kontakt me pjesën e tyre të shëndetshme, e cila dëshiron të aleatojë me ta për një çlirim të vërtetë, ata e kundërshtojnë atë dhe u kërkojnë atyre që po përjetojnë të njëjtat vështirësi të bëhen ndërgjegjja e tyre ndaluese, e cila do të ndëshkojë daljen e tyre drejt lirisë.

Çdo diferencim kërkon shumë luftë personale për të pasur sukses dhe natyrisht njohjen se ata do të duhet të pranojnë humbje, të cilat janë kryesisht pjesë të vetes, me të cilat ishin mësuar të jetonin, pa marrë parasysh sa i dëmtuan. Çdo gjë që është pjesë e vetvetes, edhe nëse ishte aneksuar nga shkelja dhe posedimi, kur ndodh ndarja, shkakton dhimbje. Në të njëjtën kohë, frika nga vetmia i paralizon, sepse, për shkak të dhunës që pësuan, ata i ndjejnë gjymtyrët e tyre psikike/mendore të amputuara dhe nuk mund të besojnë se mund të ecin vetë.

Kështu që ata regresohen në një situatë mollëkuqe, ku të paktën emocionet janë të njohura dhe nuk kanë pse të merren me tensionin e shkaktuar nga mërzitja e rinisë, të ndryshëm, gjë që shkakton çarje në një mënyrë të fortë të të menduarit, e cila, kur rrëzohet, frikësohet.

Të tjerët, natyrisht, ata, të cilët kanë mbrojtje të shëndetshme situata që ata përjetuan nuk i lanë të shterojnë vetveten ose të kenë shfaqje të shëndetshme në të cilat ata kërkojnë të shpëtojnë, arrijnë të mbajnë fillin dhe të marrin përsipër të dalin nga labirinti, duke anashkaluar. Ata janë njerëzit që kërkojnë me padurim një dritë dhe e ndjekin atë kur të shfaqet. Por, dëshiron shumë forcë mendore dhe vetëdije ta njohë atë dhe të mos ngatërrohet me reflektimet, duke menduar se është një dritë dalje, por në fund rezulton të jetë një përsëritje e traumës që përjetuan.

Shpesh njerëzit që janë abuzuar në të kaluarën, kur dalin prej tij, drejtohen në një mjedis të ri abuzimi dhe zgjedhin njerëz që duken si “perpetrator”-ët (viktimizuesit) e tyre, sepse ajo që i shtyn ata është mosrespektimi ndaj vetvetes. Herë të tjera, për shkak të frikës së tyre, ata shtrembërojnë realitetin e tyre dhe luajnë role të ngjashme me njerëzit e pafajshëm që dalin në pah, duke i porositur ata të dramatizojnë shfaqjen për ta. Sikur të shërbejë akti teatral i një drame, të luash një shfaqje pa pushim, duke besuar se gjithçka që meritojnë është roli i viktimës.

Njerëzit të cilët janë abuzuar kanë nevojë për ndihmë psikoterapeutike që të mund të besojnë përsëri në veten e tyre, të kërkojnë kuptimin e jetës së tyre, sepse kur perdet e mjerimit fillojnë të zhduken nga horizonti, atëherë ajo që zbehet është një jetë që ishte zhytur në dhimbje mendore.

Një burrë dikur, tregoi historinë e mëposhtme: Kur isha fëmijë, vishja syze, edhe pse ato nuk më shërbenin, derisa një ditë ato u thyen dhe unë i zëvendësova me të tjera që më ndihmuan të shoh qartë. Kështu që, kur jetoja një histori shumë traumatike, pashë një ëndërr që kishte një karakter simbolik. E pashë veten të mbaja syze të paqarta dhe ndërsa isha pothuajse i verbër me to, u ndjeva i lumtur dhe e anashkalova.

Unë e kisha shumë të vështirë të shpëtoja prej tyre, sikur të kisha nevojë për lente shtrembëruese për të më penguar nga ato që nuk doja ta shihja. Ato i shërbyen verbërisë sime, në mënyrë që të mos dilja nga situata e dhimbshme ku unë isha i varur, ku mendova se meritoja të qëndroja. Gjëja e tmerrshme ishte që në ëndërr po i kërkoja djalit tim të më ndihmonte të vishja syzet me lentet e dëmtuara, edhe pse ai reagoi për këtë.

Ndoshta sepse mendoj se ajo që meritoj të kem nga të tjerët është zhvlerësimi në fytyrën time, unë bëhem viktimë, ndërsa bëj një dhunues/kriminel djalin tim, të kontribuoj si një viktimizues moral për të, në mënyrë që të vazhdoj ta kem këtë rol?

Pretendoj se po përpiqem të nxjerr dramën nga jeta ime, por a i jap një rol dramatik një personi që nuk është në faj, të qëndrojë në këtë situatë të vështirë jashtë zakonit dhe pa marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar atë?

Shpirti ynë luan lojëra dhe ka nevojë për ndihmë nga ne për ta kuptuar, në mënyrë që këto lojëra të mos bëhen drama.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top