Mirëqenie

April 18, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Fëmijët kanë nevojë për art dhe muzikë po aq sa dashuria, ajri i pastër dhe lojërat

Fjalët e mëposhtme të mençura i përkasin Philip Pullman, një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë britanikë.

Fëmijët kanë nevojë për art dhe histori, poezi dhe muzikë, aq sa kanë nevojë për dashuri dhe ushqim, ajër të pastër dhe lojë. Nëse nuk i jepni ushqim fëmijës, pasojat së shpejti do të jenë të dukshme. Nëse nuk lejoni që një fëmijë të marrë frymë dhe të luajë në ajër të pastër, pasojat janë gjithashtu të dukshme, por jo kaq shpejt. Nëse nuk i ofroni dashuri një fëmije, dëmi mund të mos jetë i dukshëm për disa vjet, por është i përhershëm. Por nëse nuk i jepni një fëmije art dhe histori, poema dhe muzikë, dëmi është shumë i vështirë për t’u parë. Por është aty. Trupi i tij është mjaft i shëndetshëm – ai mund të vrapojë, të kërcejë, të notojë, të hajë dhe të bëjë shumë zhurmë, siç bëjnë fëmijët gjithmonë, por diçka mungon gjithmonë”.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Është e vërtetë që disa njerëz rriten pa parë kurrë art të çfarëdo lloji dhe janë të lumtur dhe jetojnë jetë të çmuar, në shtëpitë e të cilëve nuk ka libra dhe nuk kujdesen për imazhet dhe nuk shohin asnjë kuptim në muzikë. Po, ka njerëz të tillë, në fakt ata janë fqinj të mirë dhe qytetarë të dobishëm.

Por njerëz të tjerë, në një fazë të fëmijërisë apo rinisë së tyre, apo edhe në vitet e fundit të jetës së tyre, ndeshen me diçka për të cilën nuk e kanë ëndërruar kurrë më parë. Është po aq e huaj për ta sa ana e errët e hënës.

Një ditë dëgjojnë një zë në radio që lexojnë një poezi, ose kalojnë pranë një shtëpie me një dritare të hapur, ku dikush po luan në piano ose shohin një pikturë me një bukuri të jashtëzakonshme dhe ndiejnë një fuqi kaq të madhe saqë i bën t’u merren mend.

1

Askush nuk i ka përgatitur ata për këtë. Ata, papritur, kuptojnë se janë të mbushur me një dëshirë të papërshkrueshme, edhe pse vetëm një minutë më parë,  nuk kishin asnjë ide në lidhje me të – një dëshirë e madhe për diçka kaq të ëmbël dhe të shijshme sa që pothuajse e ndjejnë në zemrat e tyre.

Thuajse qajnë, ndjejnë trishtim dhe gëzim në të njëjtën kohë, të vetmuar dhe të mirëpritur nga kjo përvojë plotësisht e re dhe e çuditshme. Ata janë aq të dëshpëruar për të dëgjuar një tjetër poezi, qëndrojnë në dritare dhe nuk mund t’i heqin sytë nga ajo pikturë. E donin atë, kishin nevojë për të, si një i uritur që ka nevojë për ushqim dhe…, nuk e dinin kurrë. Nuk e kishin idenë.

Kjo është pikërisht ajo që ndjen një fëmijë kur bie në kontakt me muzikën, pikturën ose poezinë. Nëse nuk do të ishin me fat, nuk do t’i kishin takuar kurrë dhe mund ta kishin kaluar tërë jetën e tyre në një gjendje urie kulturore pa e njohur, pranuar.

2

Pasojat e urisë kulturore nuk janë as dramatike, as të menjëhershme. Ato nuk janë lehtësisht të dukshme. Dhe, siç thashë më parë, ka njerëz të mirë, miq të mirë dhe qytetarë të dobishëm që kurrë nuk e kanë provuar atë dhe ndjehen të plotë pa art. Nëse të gjithë librat, e gjithë muzika dhe të gjitha pikturat në botë do të ishin zhdukur brenda një nate, ata nuk do të ndiheshin më keq, madje as nuk do ta vinin re.

Por kjo dëshirë ekziston në shumë fëmijë dhe shpesh nuk është kurrë e kënaqur, sepse kurrë nuk ka qenë në gjendje të zgjohet. Shumë fëmijë në të gjithë botën dëshirojnë për diçka që do të ushqejë dhe shërojë shpirtrat e tyre në atë mënyrë saqë asgjë tjetër nuk mundet.

Me të drejtë themi që çdo fëmijë ka të drejtë për ushqim, strehim, arsim, kujdes mjekësor, etj. Por ne duhet të kuptojmë se çdo fëmijë ka të drejtë të përjetojë edhe kulturë. Ne duhet ta kuptojmë plotësisht se pa histori dhe poema, pa imazhe dhe muzikë, fëmijët do të jenë “të uritur”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top