Ka kuptim të mbajmë këshillat e mëposhtme. Ato fshehin brenda tyre mençurinë, përvojën dhe shumë dashuri, veçanërisht kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve. Ja disa këshilla të mençura:
Fëmijët duan të flenë pranë trupit të nënës së tyre, në një vend të ngrohtë dhe të sigurt.
Ata nuk duan të flenë në krevatin e fëmijëve që është i rrethuar nga lodra të ndryshme.
Foshnjat as nuk dëshirojnë të jenë në një pozicion horizontal gjatë gjithë kohës. Ata duan të flenë në gjoksin e nënës, vertikalisht, pezull me përgjumjen e zemrës së nënës.
Fëmijët nuk mësojnë në duar: ata kanë lindur tashmë të mësuar. Ata e dinë qysh në fillim se çfarë i bën të ndjehen mirë.
Fëmijët nuk flenë tërë natën. Ata zgjohen. Hanë dhe jo për të ngrënë por të shohin nënën që është pranë tyre dhe se kujdeset për ta. Për të siguruar praninë e nënës, e cila është siguria e tyre. Për ta prekur dhe për t’a nuhatur, ata duan të jenë pranë nënës.
Fëmijët nuk duan të marrin qumësht nga një specie tjetër. Ata duan qumështin e nënës së tyre.
Fëmijët nuk duan të thithin një copë plastike gjatë gjithë ditës. Ata duan të thithin nga gjoksi i nënës, duart dhe gishtat e saj.
Fëmijët nuk duan të ulen. Ata duan që nëna të lëvizi, të eci dhe t’a marri me vete. Sa më shpejt të jetë e mundur, ata duan të eksplorojnë, vrapojnë, kërcejnë, hulumtojnë, të shkojnë kudo.
Po, fëmijët janë kureshtarë nga natyra. Ata duan dhe duhet të prekin gjithçka, pasuria e tyre estetike zhvillohet nga aty. Fëmijët mësojnë atë çfarë jetojnë. Nëse ata gjithmonë dëgjojnë “jo”, ata së shpejti do të thonë jo për gjithçka. Nëse nëna ka frikë, së shpejti ata do të kenë frikë nga gjithçka. Nuk është e vërtetë. Fëmijët nuk duan që nëna t’i lëjë. Ata duan të shkojnë me nënën kudo, ajo është shembulli i tyre, siguria e tyre, marrëdhënia e tyre, universi i tyre…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.