Në fokus

June 8, 2020 | 8:05

Esmeralda Birçaj: Kam gëlltitur të vjellat nga abuzimi seksual që kam marrë në institucion: Historia e vërtetë që u bë një libër

Si më e madhja e gjashtë fëmijëve në familje, Marie Hargreaves shikonte nënën dhe babanë e saj të luftonin çdo ditë për të përmbushur nevojat e tyre. Në 1958, kur ajo ishte 5 vjeç, nëna e saj lindi Kathleen, foshnjën e saj të shtatë, dhe më pas jeta e tyre u bë edhe më e vështirë.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

“Megjithëse nëna ime jetonte për fëmijët e saj duke u përpjekur për më të mirën, vështirësitë financiare ishin të mëdha dhe unë pashë që ajo po fundosej ngadalë. Isha aq e kequshqyer sa mjeku më diagnostikoi me rakitje”, kujton ajo.

Babai i saj ishte një punëtor, gjithnjë i ngathët dhe i palarë, analfabetë, por për të ai ishte heroi i saj, një baba i vërtetë që e bëri atë të ndjehet e sigurt.

Një ditë kur Marie ishte 6 vjeç, nëna e saj kërkoi ndihmë nga shërbimet sociale. “Mbaj mend që ata erdhën në shtëpi dhe nëna ime duke qarë u tha se ajo nuk kishte ushqim për të na ushqyer”. Ata hapën dollapin e kuzhinës dhe gjithçka që gjetën brenda ishte një kub perimesh. “Sigurisht që keni të hani”, i thanë ata dhe u larguan. Reagimi i tyre ishte një goditje në krah për nënën time”, shpjegon Marie.

Të nesërmen në mëngjes, ajo dhe vëllai i saj Fredi(Freddie), që ishin

dy fëmijët më të mëdhenj, mësuan nga babai i tyre se do shkonin me pushime.

 “Dy gra erdhën në shtëpinë tonë dhe na morën me vete. U emocionova shumë ”.

Prindërit e Marie mblodhën sendet minimale dhe i çuan në makinën e dy grave. Ajo që prindërit e tyre e quajtën pushime dëshmoi se ishte fillimi i një makthi të pafund.

“Ndërsa ishim në makinë, këto gra nuk na folën fare. Mbërritëm para një ndërtese të madhe dhe ato na ndihmuan të ngjitnim një shkallë të madhe prej guri që ishte shumë e madhe për këmbët tona të vogla. Në derë takuam një murgeshë me një fustan të zi. Unë kisha një ndjenjë shumë të keqe që nga momenti kur e pashë dhe pashë përreth nëse vëllai im ishte afër meje për t’i rrëmbyer dorën dhe vrapuar, por ne menjëherë u rrethuam nga njerëz të ndryshëm dhe dukej se nuk kishte rrugëdalje “.

Marie dhe vëllai i saj vetëm për pushime nuk ishin. Prindërit e tyre i dërguan në një institucion sepse nuk mund ta përballonin më jetën. Ajo u nda menjëherë nga i vëllai dhe Marie u dërgua në një dhomë ku kishin nxjerrë rrobat e saj.

“Murgesha u kërkoi një grupi vajzash 12 dhe 13-vjeçare të më bënin dush. Mbaj mend vajzat duke qeshur, duke më bërë qejfin, duke më përkëdhelur vazhdimisht sikur të isha mace dhe të më thoshnin sa e gëzuar isha. Pastaj më çuan në një dhomë tjetër, ku murgeshat më qethën/rruan flokët ”.

Gjërat po shkonin nga keq në përkeqësim. Marie u dërgua në konvikt dhe pa kushtet e tmerrshme të jetesës: Një dhomë e errët, e lagur, një dyshek i hollë me një çarçaf dhe pizhama të trasha që i gërvishnin lëkurën.

Ndërsa ajo qau në shtrat, një vajzë e këshilloi të ndalonte përpara se të kthehej murgesha dhe ajo kishte të drejtë. Sa herë që ajo qante, ndëshkohej nga murgeshat që duhej të kujdeseshin për të.

1“Çdo ditë zgjoheshim në orën 6 të mëngjesit dhe ato na detyronin  të fshinim dyshemetë. Nëse do të na shpëtonte një pikë e vogël, do goditeshim. Isha aq e rraskapitur saqë kur vinte koha për të ngrënë mëngjes, ndjeja sikur trupi im po rrëzohej”.

Disa ditë më vonë, ishte aq e frikësuar, e hutuar dhe e dëshpëruar, ndaj gjeti guximin dhe i kërkoi njërës prej murgeshave, motrës Isobel, që të shihte vëllain e saj, ndërsa ata hanin mëngjesin e tyre.

“Mblodha po aq guxim sa kisha lënë dhe e pyeta nëse mund të kthehesha në shtëpi me vëllain tim”. Ajo e goditi me forcë dhe i tha: “Nuk ke shtëpi. Tani jeni një fëmijë i Zotit “. Ajo qau dhe kujton lotët që binin në ushqimin e saj.

Ajo këmbënguli. “Kur mund të shkoj në shtëpi te familja ime?”. Ajo i’u përgjigj me zemërim. “Ju nuk keni familje dhe nuk do të shkoni në shtëpi.”

Një ditë Marie kapi me cepin e syrit vëllain e saj në një dhomë tjetër me djem të tjerë. Ajo e përqafoi atë për disa sekonda dhe i dha atij një puthje të vogël në hundë. Sa gëzim që ndjeu Marie kur pa vëllanë e saj, po aq shumë dru hëngri më pas. Motra Isobel e kapi dhe e nxori nga dhoma. Fëmija u frikësua, e kapi paniku kur kuptoi se çfarë do të ndodhte.

“Eca përgjysmë, në gjysmën tjetër më tërhoqi zvarrë nëpër korridor. Ajo më hodhi në një shtrat në një dhomë të vogël dhe solli 4-5 vajza, të cilat më mbanin ndërsa ajo më godiste. Pastaj filluan të më godisnin edhe ato. Pavarësisht sa kam bërtitur, pavarësisht sa kam qarë, e dija që ishte e kotë. Duke u larguar, Motra Isobel qëndroi te dera dhe më shikoi. Nëse do të kishin vetëm dyshimin se ne donim ose synonim të shpëtonim, murgeshat tona do të na lidhnin në shtretërit tanë “.

3Shkolla ishte lehtësimi i vetëm i Maries. Ajo e donte atë dhe përveç kësaj, shkolla ishte i vetmi vend ku mund t’u shpëtonte torturave të murgeshave. Mësuesit që i panë mavijosje e pyetën shpesh se ku ishte goditur, por ajo ishte shumë e frikësuar për të folur.

Sa herë që ajo ankohej te murgeshat se ajo nuk ishte jetime dhe se dëshironte të kthehej te prindërit e saj, ajo rrihej derisa një ditë sulmet u bënë seksuale.

“Më vendosën në shtrat përmbys dhe duart m’i vendosën pas shpinës. Filluan të më godisnin në këmbë dhe gjoks. Në vazhdimësi filluan të më përkëdhelin me një varëse midis këmbëve.

Sigurisht, ato nuk qëndruan vetëm në përkëdhelje. Vajza të tjera, më të mëdha, më dhunuan me varësen e rrobave. Në përpjekjen time për të çliruar veten, volla dhe u mbyta me të ”.

“Mjaft vajza!”, u tha motra Isobel me qetësi ndërsa largohej.

Që nga ajo ditë, Marie u abuzua seksualisht shumë net nga vajzat më të mëdha në konviktin e saj, ose siç e quanin murgeshat, “qelia e saj”.

“Vajzat më detyruan t’i prekja dhe t’i përkëdhelja në vendet e tyre të fshehta. Ishte e pështirë ”.

Mesa duket skena me varësen “frymëzoi” Motrën Isobel për të bërë të njëjtën gjë. “Një ditë ajo më ngriti fundin dhe m’i hoqi mbathjet mënjanë. Më përdhunoi gjithashtu me varësen. Doja të reagoja, t’i kërkoja asaj të ndalonte, por goja ime nuk u hap. Në atë moment e kuptova që isha braktisur nga të gjithë, por edhe unë e kisha braktisur vetveten”.

Kur Marie mbushi 9 vjeç, erdhën lajme të mira. Manastiri ishte mbyllur misteriozisht. Ajo ishte e lirë. Kur u kthye në shtëpi, ajo nuk dëshironte të shqetësonte prindërit e saj ose të rrezikonte të kthehej në një institucion tjetër, kështu që u shtir se ishte e lumtur për sa kohë që jetoi në institucion.

“Nëna ime më tha që ishte shumë krenare për mua. Vëllai im u kthye në shtëpi dhe prindërit tanë na lavdëruan sepse pas qëndrimit në Fondacion, familja mundi të qëndronte në dy këmbët e veta. Megjithë abuzimin që pata në Fondacion, unë isha e lumtur që arrita t’i ndihmoja prindërit në këtë mënyrë për tre vjet. “

Ndërkohë, flokët e saj u rritën përsëri dhe prindërit e saj nuk mësuan kurrë për abuzimin, megjithëse siç thotë ajo, ka qenë pak më e largët qysh nga dita kur u kthye.

Në moshën 18 vjeç, ajo u martua dhe pati një djalë, Lee dhe dy fëmijë binjakë, Michael dhe Michelle. Martesa e saj e parë mbaroi herët, por ajo u rimartua me një burrë, Jack, të cilin ajo e donte shumë dhe ata jetuan të lumtur së bashku deri në vdekjen e tij, në 2010-ën.

 “I dua fëmijët e mi dhe dua që ata të ndjehen të sigurt, diçka që kurrë nuk kam pasur si fëmijë”.

Edhe pas martesës së saj të dytë, Marie vuajti nga ankthi i rëndë dhe çrregullimi i stresit post-traumatik dhe përfundimisht i rrëfeu Xhekut abuzimin fizik – jo seksual – që ajo pësoi në fondacion.

2Në vitin 2015, ajo kontaktoi policinë, të cilët po hetonin pohime të tjera për abuzim ndaj motrës Isobel dhe Fondacionit.

“Nuk më bën përshtypje që kaq shumë fëmijë kanë vuajtur në duart e saj. U thashë gjithçka që më ndodhi, por nuk thashë asgjë për abuzimin seksual. Më thanë që do ta thirrisnin të jepte llogari, por ata nuk e kapën. Ajo kishte vdekur. Ishte tepër vonë për të bërë drejtësi “.

Vetëm kur ajo mësoi për vdekjen e Isobel ajo mundi t’u rrëfejë miqve dhe familjes së saj abuzimin seksual. Ajo foli publikisht dhe kishte dhjetëra njerëz që u shfaqën dhe kontaktuan me të për abuzimet që pësuan nga e njëjta murgeshë.

Bamirësia e krijuar nga manastiri filloi një hetim dhe kërkoi falje publikisht për të gjithë viktimat.

Megjithëse një barrë/peshë rrëshqiti nga supet e saj, Marie kurrë nuk e harroi tmerrin e atyre tre viteve.

 “Më prek akoma edhe sot. Është kaq e vështirë të shpjegosh urrejtjen dhe neverinë që ndjen për veten tënde. Ndjehesh sikur nuk bën pjesë në këtë botë për shkak të asaj që ndodhi. Është një ndjenjë që nuk do të largohet kurrë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top