Mirëqenie

May 13, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Largohuni nga atje ku nuk buzëqeshni, sepse nuk i detyroheni askujt për buzëqeshjen tuaj

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Mos lejoni që dikush të vjedhë buzëqeshjen tuaj…!

Mos lejoni që dikush të sjellë retë në sytë tuaj!

Largohuni nga atje ku nuk buzëqeshni!

Largohuni nga aty ku nuk e lënë diellin tuaj të shkëlqejë.

Ju nuk i keni borxh/nuk i detyroheni askujt gjendjen tuaj shpirtërore, gjendjen tuaj psikologjike dhe mbi të gjitha, nuk i keni borxh askujt paqen tuaj të mendjes.

Kushdo që interesohet vërtetë, gjithmonë do të dëshirojë t’ju shohë me një buzëqeshje të madhe në buzë. Vetëm versioni më i bukur i vetvetes do të dëshirojë të lulëzojë dhe të luftojë për të.

Do të bëjë çmos për të përzënë/shpërndarë çdo pyetje nga sytë tuaj. Do t’ju japë optimizëm kur të keni nevojë për të dhe kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni të sigurtë në çdo kohë.

Nuk do t’ju shkaktojë boshllëk emocional, nuk do të testojë kufijtë tuaj dhe do të kujdeset për paqen tuaj të mendjes. Sepse si paqja e shpirtit, s’ka asgjë në botë!

Largohuni nga aty ku nuk  buzëqeshni. Sepse nuk do të buzëqeshni kurrë.

Jo. Të mos i bëni vetëm ju të tjerët të buzëqeshin, por duhet që edhe ata t’ju bëjnë juve.

Buzëqeshja në buzët tuaja është buzëqeshja e shpirtit tuaj! Nuk ka rëndësi nëse është për shkak të një lidhje dashurie, të një përqafimi, të një suksesi apo thjeshtë e një vështrimi.

Buzëqeshja në buzët tuaja është gjurmë nga buzëqeshja e shpirtit tuaj!

Kushdo që nuk është i aftë ta krijojë apo provokojë atë, nuk është personi i duhur për ju.

Jeta është plot me zgjedhje dhe asgjë nuk është e mirëqenë. E gjitha varet nga ju dhe ju mund t’i ndryshoni të gjitha, të ndryshoni gjithçka. Sepse po, edhe njësia bën ndryshimin.

Thjeshtë kujdesuni ta mbani mend! Të jeni më diskriminues për ndihmën që u jepni personave të tjerë. Largohuni gjithmonë nga aty ku vjedhin buzëqeshjen tuaj!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top