Mirëqenie

June 30, 2020 | 8:07

Esmeralda Birçaj: Më mëso të përqafoj!… A na duhet një fjalor për të zbuluar se çfarë është një përkëdhelje, çfarë është një përqafim?

Mbaj mend kur isha e vogël pyesja nënën time: Mama, si e duan njerëzit njëri-tjetrin?” dhe ajo m’u përgjigj… “Më lër të të tregoj!”

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Iu afrova dhe ajo më përqafoi aq fort në krahë saqë akoma e ndjej.  “Kjo është mënyra e vetme që njerëzit duan! Vetëm kështu duan”, më tha ajo… “Kjo është mënyra më e sigurt për të dashur”.

Dhe vazhdova, “Dhe si mëson dikush të përqafoj?” “Përqafimin nuk e mëson, përqafimin e ndjen”, më tha dhe më përqafoi përsëri.

Nga atëherë e deri sot, sa herë që shoh një botë të përqafuar, e lidh/shoqëroj gjithmonë në mendje me dashuri. Por çfarë është një përqafim? Pse njerëzit nuk përqafohen kaq shpesh?

Pak kohë më parë, dëgjova një grua në autobus, ulur pranë meje duke bërtitur, “Njerëzit nuk dinë të përqafohen!”

Dhe pyes veten…., a na duhet një fjalor për të zbuluar se çfarë është një përkëdhelje, çfarë është një përqafim? A është përcaktuar një veprim kaq i thjeshtë dhe njëkohësisht jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe emocional?

Natyra e njeriut është e tillë që ai dëshiron dhe kërkon përqafime… Njeriu është bërë në atë mënyrë që të marrë dhe të japë butësi.

Dëgjoj shpesh çifte që debatojnë.

“Ti nuk më do mua!”

“Por, sa herë duhet të të them?”

“Nuk duhet thjeshtë të ma thoni. Duhet edhe të ma tregoni! “

the-caress

Kërkojmë lehtësisht nga tjetri që të na dhurojë dashuri. Sa e lehtë është, por ne a u ofrojmë? Njerëzit duhet të mësojnë të përqafojnë! Të mësojmë të japim përkëdheljen tonë, pa menduar nëse do ta marrim përsëri. Përqafimi është procesi më i mirë i shërimit. Le të mos jemi të mjerë dhe kopracër. Le të mos i kursejmë përkëdheljet dhe përqafimet dhe le t’i përfshijmë ato në jetën tonë të përditshme.

Një përqafim është një veprim që zgjat mesatarisht tre sekonda. Gjurmët e gishtërinjve, që lë ai mbajnë për orë të tëra, ditë, muaj, vite. Sigurisht, ka nga ato përqafime që zgjasin shumë kohë. Që nuk doni ta zhvendosni/hiqni trupin tuaj nga trupi i tjetrit. Pa fjalë, pa premtime. Duke qëndruar kështu, në të njëjtën kohë shëroheni nga gjithçka që ju shqetësoi, ju lëndoi, ju terrorizoi. I duam këto përqafime dhe i duam të gjithë në jetën tonë!

Përqafime të papritura…

Përqafime kur zgjohemi…

Përqafime gjatë ditës…

Përqafime për një sukses ose dështim…

Përqafimet për një falje…

Përqafimet për faleminderit…

Përqafime pak para gjumit dhe ai përqafimi i madh gjatë gjumit…

Këto janë përqafimet tona të preferuara!

Dhe siç thonë ekspertët, “Një përqafim në ditë bën që mjeku të shkojë përtej”. Ndihmon si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor. Le ta tregojmë dashurinë tonë përmes një përqafimi.

Dhe sigurisht që nuk po flas për atë mashtrimin e “përqafimeve falas në rrugë”. Po flas për ato përqafime që përmbajnë emocione, dashuri, admirim, tërheqje reciproke, nevojë për kontakt njerëzor. Për ato përqafime nga të cilat mund të jemi privuar nga fëmijëria. Për ato që morën shumë prej nesh nga prindërit tanë.

Për të gjitha ato përqafime që nuk janë kurrë të mjaftueshme…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top