Mirëqenie

May 26, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Në moshën 50 vjeçe, mësova të them jo për gjithçka që më lëndon

 

Titulli përfshin gjithçka. Unë jam mbi 50 vjeç dhe tani kam mësuar se kush jam, çfarë kërkoj nga jeta, çfarë i detyrohem dhe çfarë më kanë borxh. Kam mësuar të pretendoj, të prioritizoj nevojat e mia dhe të pranoj larminë e atyre që janë përreth meje.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Por dhurata më e madhe për shpirtin tim dhe ekuilibrin e mendjes dhe zemrës sime është se kam mësuar të them “jo” për çdo gjë që më lëndon dhe prish psikologjinë time.

Të 50-at e mia ndaluan në një stacion. Jo sepse ndryshoi pamja ime, por gjithë botëkuptimi im. Kuptova se është më shumë e rëndësishme të them “Jo” për gjërat që më bëjnë keq, s’më vjen keq nëse bēhem e pakëndshme. 

Sepse, gjithmone duhet të jem unë më e mira dhe më e përkryera. 

Mësova të dua dhe të respektoj veten time! Kështu kuptova më mirë nevojat e mia dhe u bëra më akomoduese/më e përshtatshme me ata që nuk mund të më ndjekin tani e tutje.

Në moshën 50 vjeç nuk ke frikë të jesh vetëm. Ke frikë të bllokohesh nga njerëz të gabuar. Dëshiron të ulesh në diell të nxehtë dhe të ndjehesh e lirë të vendosësh për jetën tënde.

Zbritjet i do vetëm në pazar. Çdo kompromis tjetër është humbje! Preferon të qeshësh vetëm duke parë një film sesa të jesh me një person që nuk ke ndjenja dhe që në shpirtin tënd dëshiron t’i “shkundësh”për të çliruar veten, për të qënë e lirë. 

Në moshën 50 vjeç mësoni se lumturia nuk është në të mirat materiale.

Jeta nuk ndryshon nëse kuleta është bosh dhe është Gucci për të cilën keni punuar në rini si skllave për ta marrë atë.

screenshot-2020-05-24-at-6-25-59-pmTashmë e dini që “jo-të” tuaja duhet të jenë shumëfishi i “po-ve” tuaja. Sepse vetëm atëherë jeni një person i lirë, i gjallë dhe i sinqertë në transaksionet tuaja. Atëherë e meritoni të dashuroni dhe të t’ju dashurojnë sepse e bëni atë me vetëdije për veten tuaj dhe ata që ju interesojnë!

Nuk po them të bësh revolucion, as të anullosh atë që ke ndërtuar në fund të jetës tënde. Por them që mund të jesh e kënaqur me autentikun/origjinalin, i tëri dhe jo gjysma. Kjo do të thotë, gjysma e dashurive, gjysma e miqësive dhe gjysma e punës në mënyrë që ata të mos komentojnë për ju dhe t’ju quajnë mjerues.

Koha rrjedh si ujë dhe nuk kthehet më mbrapa. Kështu janë ëndrrat tona!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top