Marrëdhënie

July 23, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Nëse nuk mund të bëni mirë, mos bëni keq…!

Bëni mirë dhe hidheni në breg ose bëni mirë që t’ju rikthehet dyfish.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Cilëndo prej të dyjave që zgjidhni, është e rëndësishme të bëni mirë ose të paktën të mos i bëni dëm askujt dhe për asnjë arsye.

Pra, dashuroni o njerëz!

Duajeni njeriun tuaj dhe i’a thoni.

Duajeni të afërmin tuaj dhe ndihmojeni.

Duajeni natyrën në të cilën jetoni dhe kujdesuni për të.

Duajini kafshët që ju shoqërojnë në këtë udhëtim dhe mos përfitoni prej tyre.

Duajeni armikun tuaj dhe madje largohuni prej tij.

Po, këtë që po dëgjoni. Nëse dikush ju bënë keq, ju lëndon, ju lodh, ju zvogëlon, gjëja më e mirë për të bërë është të ikni larg.

Mbyllni dyert, grilat dhe madje edhe vrimat e çelësave në çfarëdo dhe për këdo që përpiqet t’ju dëmtojë. Mos e ushqeni, mos lejoni që të depërtojë brenda jush, mos e imitoni atë.

1

Nuk ia vlen ta mbushni shpirtin tuaj me ndjenja negative ose hakmarrëse për askënd dhe për asgjë.

Urrejtja dhe ajo që e shoqëron, të nxin, të errëson. Indiferenca, nga ana tjetër, ju mbron nga shumë dhe veçanërisht nga vetja. Ajo vetja e keqe që të gjithë kemi, por nuk duam ta dimë.

Bëni mirë aty ku mundeni dhe ku nuk mundeni, thjeshtë mos u bëni dëm.

Bëhuni dielli në jetën e njerëzve tuaj dhe jo errësira në jetën e armiqve tuaj.

Jeta i kthen sjelljet, madje edhe mendimet, ndërsa njerëzit fajësojnë të tjerët për to.

Në fund të fundit, nëse të gjithë e vendosim veten në këpucët e personit tjetër para se të vepronim ose të flisnim, gjithçka do të ishte më e lehtë, më e thjeshtë, më e vërtetë.

Ndihmoni, doni, kuptoni dhe nëse nuk mundeni, thjesht injoroni.

Larg të keqes, urrejtjes, vogëlsisë dhe mendimeve hakmarrëse. Ato nuk i ofrojnë asgjë askujt.

Jeta është bukur duke shpërndarë lule në pranverë dhe jo duke shpërndarë të ftohtin e dimrit.

Pra, dashuroni o njerëz!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top