Në fokus

June 20, 2020 | 8:04

Esmeralda Birçaj: Njeriu që është koprac në xhep, është edhe në shpirt

Përshtypja e parë që njeriu më në fund të jep shpesh është pamja e vërtetë e tjetrit. Të qenit koprac.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

E vura re këtë që në momentin e parë që më bëtë të paguaj kafen që pimë. Në takimin tonë të parë. Të kujtohet? E pashë. Ti vazhdove të më konfirmoje se sa i ngushtë ishe me paratë, por unë bëra sikur nuk e kuptova. Ose të them të vërtetën, nuk doja ta besoja se sa koprac ishe.

Çfarë prisja të realizoja? Thashë nuk ka mundësi, është kështu sepse nuk më beson akoma, sepse ai mendon se do ta lë edhe unë ashtu si bënë ish-at e tij. Nëse qëndrojmë së bashku do të ndryshojë – i thashë vetes. Qëndruam së bashku, por ti nuk ndryshove fare.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, ndoshta nuk ke mësuar të jesh bujar në jetën tënde. Sigurisht, ke qenë shumë zemërgjerë me veten dhe me një stil provokues sa herë që më njoftoje për dhuratat që i bëje vetes, ndërsa për ne nuk ofrove asgjë. Por sigurisht nuk e pranove kur ta thashë dhe…, diku aty ishte, kur fillove dhunën verbale dhe fizike dhe aty filloi edhe marrëzia/paranoja ime.

2

Goditja falas ishte kur zbulova se isha shtatzënë. Pastaj fillova të dridhem nga ideja se si do të reagonte ai dhe cili do të ishte kursi ynë. Kur ia thashë, kur e njoftova kishte një qëndrim neutral ndaj meje. I erdhi tepër papritmas. U përpoq disi të ndryshoje gjatë shtatëzënësisë, por sapo foshnja lindi, përsëri e njëjta gjë.

Nuk mund ta kuptoja apatinë e tij por ajo ishte aty. Për botën e jashtme, gjithçka ishte mirë, por u ndjeva e bllokuar në një qeli të padukshme, nga e cila nuk mund të shpëtoja. Kisha frikë! Dhe nëse largohesha, ku duhet të shkoja? Ç’mund të thosha dhe kush do të më besonte? Isha e duruar, po mbytesha në ato që po kaloja për hir të fëmijës.

Derisa erdhi dita, kur morra frymë thellë dhe u ngrita në këmbë. Fillimisht të fola. Të thashë se doja të shkëputesha/ndahesha  dhe ti pranove. Ashtu thjeshtë. Aq indiferent. Në fund të fundit, nuk ishe koprac vetëm me paratë e tua, por edhe me ndjenjat e tua. Mora fëmijën tim dhe u ktheva tek prindërit e mi, duke injoruar pasojat e botës. Për fat të mirë, prindërit e mi e kuptuan se çfarë po kaloja dhe më mbështetën.

Arrita të bisedoja dhe kështu guxova të ikja nga ty. Tani ndjehem e lirë dhe më në fund marr frymë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top