Marrëdhënie

May 15, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Para se të flasim për familje të prishura, shikoni thellë brenda vetes 

 

Sa e lehtë është të gjykosh të tjerët! Sa e lehtë është të kategorizosh njerëzit duke përdorur fjalë të tilla si: grua e ndarë, familje e prishur, shtëpi e prishur/e thyer… Fjalë që themi me zemër të lehtë, por që mund të dëmtojnë, lëndojnë, traumatizojnë. Fjalët që ndoshta duhej të ishin hequr…

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Sa e lehtë është të gjykosh dhe dënosh njerëzit për zgjedhjet e tyre? Sa e lehtë është të gjuajmë/qëllojmë njerëz me fjalë zhgënjyese, vetëm për të na bërë të ndjehemi më mirë, më të qetë, më të sigurt në vendimet tona? Sa e përshtatshme është të gjuajmë shigjeta te njerëzit, në mënyrë që të ndjehemi superior, të suksesshëm dhe të drejtë?

E dini, suksesi nuk ka të bëjë me vazhdimin e një martese/të mbash një martesë në fuqi. Kjo nuk është e mjaftueshme, ata kanë nevojë për shumë më tepër, sepse një martesë e suksesshme nuk është një martesë në të cilën ju qëndroni sepse nuk mund të bëni ndryshe. E suksesshme nuk është një martesë që mirëmbahet “për fëmijët”. Një martesë e suksesshme nuk është për zbehjen e zemrës. Suksesi nuk është një martesë që thjesht njëri duron/toleron tjetrin, sepse asnjëri prej tyre nuk guxon të presë gjithçka ose asgjënë që i bashkon.

Një martesë e suksesshme nuk është ajo në të cilën njëri shpërthen veten në një mijë copë, në mënyrë që të shtypet në format e imponuara nga pala tjetër. Kur njëri harron veten dhe fle ëndrrat dhe nevojat e tij nga frika e vetmisë. Kur ai toleron dhe duron situatat që i urren, sepse ai ka rënë në gjumë në rehatinë që bashkëjetesa i ofron.

Suksesi nuk është martesa që fëmijët jetojnë me prindërit e tyre në të njëjtën shtëpi, por brenda zhurmës ose në heshtjen absolute. Nuk është martesa, ku i vetmi emërues i zakonshëm është adresa dhe deklarata e taksës. Nuk është një shtëpi me tensione të vazhdueshme ose heshtje shurdhuese, të cilat i fshihni nga ata përreth jush me selfie të zakonshme me buzëqeshje të rreme.

screenshot-2020-05-14-at-10-00-28-pm

Ka martesa të lumtura dhe të suksesshme. Ka dhe kjo duket në buzëqeshjet dhe në rrjedhën e zakonshme të këtyre njerëzve. Por njerëzit që janë të lumtur dhe të sigurt në lidhje me zgjedhjet dhe jetën e tyre nuk kanë asnjë arsye të merren dhe të gjykojnë ashpër të tjerët. Ata që veprojnë kështu, me siguri po përpiqen të mbulojnë problemet e tyre dhe të mbulojnë boshllëqet e tyre.

Pra, para se të flisni për “familje të prishura”, shikoni thellë brenda vetes dhe mendoni/konsideroni se çfarë është më keq, për të zgjedhur “ndarjen” me çfarëdo pasojash që sjell ajo apo të zgjidhni “së bashku” që e urreni dhe fshiheni nga vetja duke hedhur shigjeta të së keqes për ata që ju rrethojnë. 

Në fund të fundit, kush është i suksesshëm? Ai që ka frikë të ndërmarrë një hap pa patericë apo ai që rrezikon të vendos një lëmsh në jetën e tij dhe ta rindërtojë nga e para?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com