Këshilla & Arsye

June 17, 2020 | 8:04

Melisa Shehu: Fakti që jeni të stresuar dhe me luhatje humori nuk do të thotë që jeni në depresion

Shumë faktorë mund të kontribuojnë në stresin që përjetoni, dhe këto faktorë mund të ndikojnë në jetën tuaj çdo ditë dhe si pasojë shëndeti juaj fizik, mendor dhe emocional ndryshon duke ju bërë të mendoni se ajo që po kaloni është depresion.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Shenjat e zakonshme të stresit janë: Probleme me gjumin, kujtesën, përqendrimin, ndryshimi në zakonet e ngrënies, ndjenja ankthi dhe zemërimi.  Këto ndjenja toksike që shpesh ju pushtojnë ditët tuaja, mund ti menaxhoni duke u kujdesur më shumë për veten, me kohën cilësore që i kushtoni vetes duke e njohur dhe pranuar atë, në mënyrën se si ushqeheni, në aktivitetin tuaj fizik etj. Gjithashtu merrni mbështetje, qoftë nga familja, miqtë dhe psikologu. Nëse ndjeni thjesht stres dhe ju nuk keni bërë asgjë për gjendjen tuaj atëherë eliminoni mendimet se ju po kaloni në depresion.

1

Depresioni është më serioz dhe më jetëgjatë se stresi, dëmton për një kohë të gjatë aftësinë në përmbushjen e roleve në familje shkollë apo punë, dëmton perceptimin dhe interpretimet e realitetit, gjithashtu shoqërohet dhe me plane për vetëvrasje. Pra, simptomat e depresionit mund të jenë shumë më intensive.

Nëse ndjeni që stresin nuk po e menaxhoni dot dhe mendoni që keni kaluar në një fazë tjetër, atëherë mos lejoni që ndjesitë dhe gjendja juaj të mos kontrollohet nga ju, por kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top