Marrëdhënie

September 16, 2017 | 19:03

Eva Alikaj: “Kam qenë një nënë e rreptë, por më detyruan të heq dorë”

 

Ajo nuk i ka shumë qejf intervistat, sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Në fund të fundit çdokush ka nevojë për lirinë e tij, të pacenueshme. Larguar nga Shqipëria në kohën kur ishte në kulmin e karrierës së saj artistike, aktorja e njohur e skenës shqiptare, Eva Alikaj, do të mbahet mend gjatë për rolet e spikatura në teatër dhe në film. Ato e kishin bërë Evën një prej artisteve më të pëlqyera nga publiku.

evaPor megjithatë “ishte koha për të ikur, erdhi momenti për të ikur”, – thotë ajo në një rrëfim për “Pasdite në Top Channel”. Pse e bëri këtë? Pse u largua në një kohë kur fushën në art e kishte thuajse të shtruar, këtë, pas shumë viteve reflektim, nuk di ta thotë me saktësi.

Nëse sakrifica ia ka vlejtur, gjithashtu nuk është në gjendje ta thotë me gojën plot për vete, por ama mund ta thotë pa asnjë dyshim për të birin, Xhinon, i cili sot është një djalë 25-vjeçar, që po provon skenat më me emër në botë.

eva1E ftuara e gazetares Jonida Shehu, Eva Alikaj ka rrëfyer shumë për veten, karrierën e saj të gjatë në teatër, largimin nga Shqipëria në një kohë të trazuar, por edhe për të birin, Xhinon, për të cilin ajo mori një vendim të vështirë që ai të bëhej patjetër dikush. E pyetur se ç’marrëdhënie ka me djalin e rritur sot, Eva tregon se tashmë ai është 25-vjeçar, ndaj ajo nuk bën më mamin e rreptë:

eva-djali-okNuk e bëj më, sepse jam e detyruar. Sot nuk e shoh vetëm si djalë. Ai tashmë dëshiron të bëjë gjërat e tij… Ka fituar distancë dhe nuk më lejon. Edhe pse do të doja që të më pyeste, por… Ai është djalë shumë i mirë, shumë i talentuar, – thotë aktorja duke shtuar se Xhino (ai merret me muzikë klasike), tashmë jeton në Shtutgard, ndaj distanca nuk e lejon të jetë “nëna e rreptë”.

Por, me sa duket, e tilla paska qenë dikur:Nuk e kam konceptuar dot kurrë kur dëgjoja kolegë të mi të thoshin se ‘unë po vuaj, të mos vuajë edhe ai në këtë rrugë. Po ta duash fort një gjë dhe po të jetë fëmija i talentuar, duhet të ndihmosh, – shton aktorja.

Burimi: http://top-channel.tv/new/tv/videot.php?id=101124 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top